INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, gatuani këtë ushqim që ai t’ju propozojë për martesë

Vajza, gatuani këtë ushqim që ai t’ju propozojë për martesë

Publikuar më: 13:12 21-12-2016
Vajza, vjen një lajm shumë i mirë për të gjitha ju që dëshironi që partneri t’ju propozojë për martesë.
Paska qenë shumë e thjeshtë dhe nuk e keni ditur! Mesa duket zhgënjimet në dashuri do zvogëlohen.  Në kultura të ndryshme, disa supersticione besohen edhe në ditët e sotme. Intv.al ju sjell një prej tyre: si ta bëni t’ju propozojë për martesë mashkullin që jeni të lidhur, ose çmendeni për të. Bëhet fjalë për lakuriqin e natës. Mos e besoni po deshët!  
 
Sipas Intv.al, kjo kafshë konsiderohet si fatsjellëse dhe ndikon në rënien në dashuri, deri në fiksimin e partnerit ndaj jush. Indianët e Amerikës deri vonë e kanë përdorur si metodë, sidomos femrat për të bërë për vete mashkullin që do dëshironin ta kishin bashkëshort. Në ditët e sotme, është bërë edhe më keq, pasi jeta e ngarkuar dhe pretendimet e tepërta po i lë njerëzit pa martuar. Në kultura të ndryshme, lakuriqi i natës simbolizon gjëra të ndryshme, por intv.al është ndalur pikërisht tek kjo temë që ka më shumë rëndësi për të gjithë.
 
Femra, nëse gatuani  në një mbrëmjë një lakuriq nate dhe e ftoni partnerin për darkë, ai ka shumë mundësi të çmendet ndaj jush. Kjo nuk do të thotë që ju meshkuj të tmerroheni nga ideja e propozimit, apo e lidhjes serioze. Mesa duket zgjidhja e shumë problemeve të dashurisë, qenka: lakuriqi i natës. Shpresojmë që martesat edhe me ndjenjën e dashurisë brenda, të shtohen dhe të jetoni të lumtur. Besojmë, se femrat do dalin të gjuajnë lakuriqë nate tani, por mos harroni që të ftoni njeriun e duhur!
 
Burimi: Native Languages
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107