INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, hiqni dorë nga komplekset! Ja si t'i luftoni ato

Vajza, hiqni dorë nga komplekset! Ja si t'i luftoni ato

Publikuar më: 11:38 29-03-2017

Je shumë e shëndoshë, shumë e dobët, ke quka, gjoks jo provokues, hundë të madhe; mendime të tilla mbase të qarkullojnë në kokë e stë lejojnë të jesh e sigurt apo të kesh vetvlerësimin e duhur për veten.

Si të besosh tek vetja dhe si ti luftosh kompekset? Si të mësosh të duash veten me të mirat dhe të metat që mund të kesh. Kësaj teme Lady Albania i ka kushtuar shumë kujdes në këtë artikull.

Çfarë janë komplekset?
Termin "kompleks" e futi në përdorim Xhozef Brejer, mjek dhe fiziolog austriak. Komplekset - janë mendime dhe ide të prodhuara nga ndërgjegjia, fjalë apo sjellje, të cilat në një mënyrë apo një tjetër lidhen me cilësitë e personalitetit tuaj.

Duke qënë se me to lidhet shumë ngushtë ego-ja juaj, komplekset shoqërohen zakonisht me emocione shumë të forta, të cilat mund të ndikojnë dukshëm në sjelljen dhe reagimet tuaja.

Komplekset shpeshherë shfaqen edhe në formën e fobive, frikës dhe kundërshtimeve të mënyrave të ndryshme për elementët dhe dukuritë e botës përreth.

Kompleksi ju ngjall ndjenjën e frikës, shqetësimit, madje edhe turpit. Ndonjëherë mund tju duket se ju jeni më keq se të tjerët, se ju nuk meritoni lumturi dhe se nuk duhet të jeni pjesë e kësaj shoqërie. Nisur nga këndvështrimi se nuk mund ti realizoni dot ambicjet dhe synimet tuaja, mund të kapeni pas idealeve.

Komplekset krijojnë një lloj ndjesije negative dhe mangësitë që shihen tek vetja kthehen papritur në problemin më të madh të jetës, i cili është behet thuajse i pazgjithshëm dhe që krijon gjendjen e vazhdueshme depresive. Le të shohim më poshtë komplekset më tipike dhe problematike:

Komplekset seksuale
Çdo studiues ka dhënë këndvështrimin e vet të komplekseve. Sipas Frojdit, komplekset nuk janë shfaqje patologjike, përkundrazi ato dëshmojnë për formimin e shëndetshëm të individualitetit dhe sipas tij çdo njeri duke kaluar në faza të ndryshme të zhvillimit të vet psikik, duhet të mposhtë edhe komplekse të natyrave të ndryshme.

Si të luftosh komplekse

Komplekset që të ndërlikojnë jetën
Sot fjala kompleks ka një përdorim të gjerë e shpesh nënkupton çrregullime apo pakënaqësi që kanë njerëzit në lidhje me fenomene të ndryshme.

Në jetën e çdo femre ka moment të tilla, kur vijnë mendime të tilla në kokë: "jam e shëndoshë", "jam e shëmtuar","unë sdi të vendos", "nuk bëj një gjë përsëmbari" etj.

Si të luftosh komplekse

Mendime të tilla vërtetojnë komplekset e fshehura, nga të cilat ju keni turp dhe nuk doni të flisni me njeri dhe ju duket sikur e gjithë bota është ndalur për të parë mangësitë tuaja e për tju gjykuar. Këto lloj kompleksesh kthehen për shumë femra në një makth të vërtëtë nga I cili nuk dalin dot. Dhe sado e realizuar të jetë një femër, në përgjithësi ajo gjen një shkak për të mos pëlqyer veten.

Një femër e shëndoshë ka kompleks peshën, një tjetër femër elegante mund të ketë kompleks mosarritjet e duhura në karrierë, ashtu sikundër një femër në karrierë mund të ketë kompleks mospasjen e familjes apo fëmijëve. Në çdo anë ta marrim, ne e gjejme për veten tonë shumë lehtë një të metë dhe gjejmë pa fund shkaqe për të qenë të pakënaqura.
Po si të fitojmë mbi komplekset?
Alfred Adler - një psikiatër austriak dhe krijues i sistemit psikologjik individual pohon se çdo kompleks shërben si një forcë lëvizëse për veprime dhe si një burim tepër I fuqijshëm vetmotivimi. Cili është plani i veprimeve anti-kompleks?

1. përqëndrohuni tek anët tuaja pozitive
Mundohuni të shikoni gjërat dhe aspektet pozitive tek vetja juaj. Pyesni miqtë dhe të afërmit tuaj se për çfarë ata ju vlerësonë dhe ju duan, pasi mund të ndodhë që ajo çfarë ju keni kompleks është pikërisht ajo që ju diferencon nga të tjerët dhe ajo për të cilën njerëzit përreth ju vlerësojnë.

Si të luftosh komplekse

2. Mos e krahasoni veten me të tjerët
Në botë githmonë do të gjendet mbase dikush më I mirë dhe I zoti se ju, më I bukur, më I pasur apo dikush që ju mendoni se qëndron më lart se ju. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të humbasim vetvlerësimin, përkundrazi duhet të motivohemi për të arritur idealet dhe synimet tona.

3. Kini besim tek vetja
Nëse keni vështirësi në kolektiv, nuk keni aftësi bindëse apo cilësi lideri dhe luftoni për të drejtat tuaja, atëherë mjaft u ankuat për ato gjëra që nuk keni dhe fokusohuni tek aspektet tuaja positive. Flisni me zë të sigurt e mos i lejoni të tjerët tju ndërpresin. Kini besim tek vetja dhe do ta shihni se si do të ecni përpara.

4. Mendoni dhe analizoni
Mos pasja e sigurisë përballë sfidave të reja - është shpesh shkak i komplekseve. Filloni të vizualizoni shkaqet që ju shkatojnë frikë, listoni të gjitha psojat që mund të sjellin kompleskset tuaja e mendoni një plan B për ti luftuar ato. Atëherë do ta shihni se gjërat do të bëhen më të lehta e të realizueshme.

5. Jini në paqe me botën tuaj shpirtërore
Nëse çdo lloj kritike ju paralizon dhe ju demotivon, kini parasysh që ju nuk mund të kënaqni të gjithë ata që ju rrethojnë. E rëndësishme është që të jeni në paqe me veten tuaj. Mësoni që kritikat mos ti merrni përherë si personale, në rast se ato do të jenë profesionale dhe bëni korrigjime vetëm atje ku është me të vërtetë e nevojshme.

6. Lejojini vetes të bëni ndonjë gabim
Komplesket në përgjithësi bëhen pengesë e qasjeve creative në jetë, për shkak të frikës që njeriu ndjen gjithandej. Është shpesh e nevojshme që të provoni diçka të re e mbase edhe të gaboni, pasi nga gabimet ju mësoni shumë dhe mund të përmirësoheni.

7. Mos e krahasoni veten me njerëzit e famshëm
Nuk ja vlen të bëni krahasime me njerëzit e famshëm. Së-pari, ju uk dini gjithçka mbi jetën e tyre. Së-dyti, çdo femër mund të dukej ideale apo të ishte një aktore shumë e suksesshme po të kishte gjithë atë ekip që e mbështeste apo atë rrugë jete që mund të ketë pasur idhulli juaj VIP. Për ti dhuruar vetes moment të gëzueshme e për tu ndjerë e rëndësishme, bëni herë pas here gjëra të veçanta, si psh: shkoni në pishinë, bëni makiazh professional, bëni një foto-sesion, kushtojini më shumë kohë vetes, bëni më shumë shopping etj…

8. Kujdesuni për bukurinë tuaj të brendshme
Kini gjithmonë parasysh një gjë: në botë ska njeri tjetër si ju dhe këtu qëndron e gjithë bukuria. Mësoni të doni veten tuaj e të vlerësoni personin tuaj të brendshëm e të vërtetë. Vijini më tepër në pah ato veti të karakterit tuaj që ju bëjë të vecantë e origjinale.

9. Konsultohuni me specialistin
Nëse nuk arrini që ti luftoni komplekset tuaja vet apo me ndihmën e miqve dhe të afërmve, atëherë kërkoni patjetër ndihmën e specialistit dhe drejtohuni te një psikolog. Një psiko-terapi individuale apo në grup mund tju ndihmonte të largonit komplekset që ju ndrydhin.

Article Logic
Execution time: 0.0044360160827637