INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, i keni vënë re? Këto janë 10 shenjat që tregojnë se ai dëshiron të martohet me ju

Vajza, i keni vënë re? Këto janë 10 shenjat që tregojnë se ai dëshiron të martohet me ju

Publikuar më: 22:39 06-07-2018

A je e sigurt se ke gjetur shpirtin tënd binjak?! Do të doje të kaloje të gjithë pjesën tjetër të jetës me të, por nuk e di nëse ai ndien të njëjtën gjë?! Atëherë zbuloje nëpërmjet këtij artikulli, duke kuptuar gjestet e tij.

1. Thotë fjalitë e tipit “Ti je e vetmja e cila…”

Nëse thekson se sa jeni e veçantë, duke folur që jeni e vetmja femër e cila ia ka plotësuar të gjitha pritjet e tij, apo e cila e ka bërë që të ndihet ashtu, është duke ecur në drejtimin e veshjes së rrobave të dhëndërisë!

2. Ju fton në festa familjare

Nëse ju trajton si dikë i cili ka rol të rëndësishëm në jetën e tij, do t’ju përfshijë në festa familjare dhe do t’ju marrë me vete edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme. Nuk do të dëshironte që familja dhe miqtë e tij të njiheshin me ju, nëse nuk do ta dëshironte lidhjen afatgjatë me ju.

3. Ju konsideron pjesë të ekipit të tij

Meshkujt e konsiderojnë karrierën pjesën më të rëndësishme të identitetit – andaj, nëse jua beson problemet e punës apo ju falënderohet për sukseset tuaja afariste, do të thotë që ju vlerëson si person të barabartë me veten. Nëse ju trajton si anëtar krenar të “ekipit” të tij, kjo do të thotë që ju ka zgjedhur për bashkudhëtare të jetës së tij.

4. Shoqërohet me njerëz të martuar

A i mbyll sytë kur merr çfarëdo ftese për dasmë? Mërmërit kur duhet të dalë me ndonjë çift bashkëshortor? Kjo do të mund të ishte shenjë që nuk është i gatshëm… Megjithatë, shumica e shokëve të tij janë të martuar, do të fillojë të ndihet si i çuditshëm dhe do të jetë shumë më i gatshëm që edhe ai të hyjë në rrethin e të martuarve.

5. Ka nevojë të madhe për prekje

Njëherë kur të vendosë që ju të jeni bashkëshortja e tij e ardhshme, prisni nga ai që do të ketë nevojë shumë më të madhe për prekje, pothuajse sikur sapo keni filluar lidhjen. Mbase do t’ju bëjë një masazh në qafë, derisa punoni apo do t’ju prekë duart derisa përgatitni ushqimin.

6. Dëshiron të jetoni së bashku

Asgjë nuk ju flet më për vendosmërinë e tij që heq dorë nga “barrikada e çmuar e mashkullit”. Nëse është i gatshëm të ndaj hapësirën e vet vullnetarisht – jo vetëm si mënyrë që të kursejë para – konsideron që jeni person i përshtatshëm për bashkëshorte. Për shumicën e beqarëve, kjo është si prova e fustanit të nusërisë, para aktit kryesor. Pikë plotësuese do të jenë nëse ai vetë e fillon këtë temë.

7. Ju propozon të ndani më shumë se dhomën e gjumit

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lëngjet trupore… Paraja gjithashtu është e rëndësishme për egon e mashkullit, prandaj gatishmëria e tij që të hapni konto të përbashkët bankare apo të gjeni kanakarin e përbashkët, tregon që ai dëshiron të bëjë edhe më të fuqishme lidhjen tuaj.

8. Sjellja e tij normale fillon të shndërrohet në sjellje të tepruar

Nëse tashmë një kohë jeni bashkë dhe përnjëherë ai fillon të sillet me shqetësim , sikur nxënësi kur shkon ditën e parë në shkollë , kjo mund të jetë shenjë që është i shqetësuar nga mendimi që do t’ju propozojë martesën.

9. Nuk ju drejtohet si me superioritet

Çdo terapeut bashkëshortor do t’ju thotë që ndjenja që jeni në të njëjtin nivel është kyç. Pra, nëse i dashuri juaj kurrë nuk ju drejtohet me superioritet, si “urdhërdhënës” apo “me nervozizëm”, kjo është shenjë e mirë, sepse do të thotë që nuk ndihet sikur e ka futur veten në një kafaz, sipas iconstyle. Gjithashtu, do të thotë që është i hapur që të ndajë jetën e tij me dikë , shkathtësitë dhe aftësitë e të cilit e bëjnë të ndihet mirë.

10. U bie tik-taku i orës prindërore

Po, po, edhe djelmoshat gjithashtu kanë orën e tyre e cila u cingëron. Edhe pse ndoshta akoma nuk janë të gatshëm të ndërrojnë pelena, shumica e meshkujve kujdesen që të mos bëhen “baba pleq”. Nëse bën shaka në llogari të fëmijëve të tij të ardhshëm, duhet ta dini që ai mendon për atë që të vendosë njëherë e përgjithmonë dhe të krijojë familje me ju.

Article Logic
Execution time: 0.004101037979126