INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, ja kur nuk duhet të thoni KURRË: “Më fal!”

Vajza, ja kur nuk duhet të thoni KURRË: “Më fal!”

Publikuar më: 14:11 14-05-2018

Femrat janë krijesat më të ndjeshme, edhe ato që duken të forta dhe të pavarura. Kur vjen fjala për emocionet, ato e kanë të pamundur t’i kontrollojnë. Por pse është keq fundja që të kërkojmë falje për emocionet tona? Studimet e fundit dhe psikologët kanë treguar që nuk është dobësi të tregosh që ti ke emocione dhe je e ndjeshme, përkundrazi. Përpos kësaj, ata kanë renditur edhe disa gjëra të tjera që femrat nuk e kanë të nevojshme që të kërkojnë falje. Në emisionin Fun Day në IN Tv me moderatoren Fatma Methasanin janë përmendur pikërisht këto gjëra që nuk keni pse të themi “më fal”

cd.png


1. Për të thënë “Jo”
Femrat ndonjëherë ndihen në faj apo në siklet për të thënë “jo”. Ato e kanë me të thjeshtë për të thënë “po” pavarësisht çdo gjëje dhe pa marrë parasysh sakrificat, vetëm për të ndihmuar të tjerët. Por që nuk duhet të themi gjithmonë “po”, nëse ju e ndjeni që duhet të thoni “jo”, thuajeni pa asnjëfarë ndrojtje dhe sikleti.


2. Që nuk vendos apo dhe që vendos makeup
Kjo është një ndër situatat më të zakonshme dhe të shpeshta që femrat gjenden. Nëse je një femër që preferon makeup, me siguri patjetër ke dëgjuar të të thonë “pse vendos makeup, qëndro natyrale” apo dhe nëse je tipi që nuk preferon makeup të thonë “pse s’ke vendosur makeup, dukesh e zbehtë, sytë e zinj, kujdesu pak për veten”. Por mjaft më, nëse preferon apo jo që të vendosësh makeup, kjo është zgjidhja juaj, mjafton që ju të ndiheni mirë me veten.


3. Për të qenë pak egoistë
Egoizmi nuk është gjithmonë karakteristikë e keqe. Është mirë që ju të mendoni pak për veten, të merrni kohë për të kaluar kohë me veten, pa miqtë, familjen etj. Ndonjëherë kjo është shumë e nevojshme dhe nuk është e nevojshme që të kërkoni falje apo të jepni shpjegime për këtë apo se dhe doni që t’ia bëni pak qefin veten. Thjesht bëjeni, kjo është forma juaj e lumturisë.


4. Se jeni emotivë
Qeniet njerëzorë janë emocionalë, kjo gjë dihet, sidomos femrat. Nuk keni se pse kërkoni falje kur e ndjeni të nevojshme që të qani apo të bërtisni. Ju mund të jeni të lumtur, të mërzitur, të nevrikosur etj., por ju nuk keni pse kërkoni falje sepse thjesht nuk i kthyet dikujt një përgjigje shoqëruar me buzëqeshje kur ju nuk doni të buzëqeshni.


5. Që keni mendim ndryshe
Shoqëria ndonjëherë na detyron që të bëhemi pjesë e turmës dhe kemi frikë të shprehim një mendim tonin me frikën se mund të paragjykohemi. Por fatmirësisht jetojmë ne periudhën që nuk e kemi të ndaluar që të shprehësh mendimin tënd, kështu që shfrtëzojeni këtë. Nëse diçka nuk të pëlqen apo nuk je dakord, thuaje, nuk do të paragjykoheni, përkundrazi do të vlerësoheni që keni një mendim dhe e mbroni atë.


6. Per mënyrën se si visheni
Gjithmone do të ketë njerëz që nuk do të pëlqejnë stilin tuaj dhe kjo për faktin se njerëzit janë të ndryshëm. Por ju nuk duhet të ndikoheni nga kjo gjë dhe të merziteni kur dikush ju thotë që se pëlqen veshjen tuaj. Ju e pëlqeni? Nëse po, kjo ka rëndësi. Vishni çfarë ju dëshironi dhe ju bën që të ndiheni mirë.


7. Të duash trupin tënd
“Je shumë e shkurtër”, “je shumë e dobët” “je shumë ë shëndoshë” apo dhe “je shumë e gjatë, mos vish taka”. Këto janë disa nga shprehjet më të bezdishme që dikush na thotë, por pavarësisht çdo gjëje ju duhet të doni trupin tuaj dhe të ndiheni mirë me të. Mos harroni që vendosni ju që të dukeni dhe të ndiheni të bukur.


8. Për mënyrën se si jetoni
Ju pëlqen jeta e qëndrueshme, një familje e lumtur apo jeni shpirti aventuresk dhe doni vetëm të udhetoni? Jeni ju ata që vendosni se si do të jetoni dhe jo të tjerët. Mos harroni që gjithmonë ndiqni zërin e zemrës suaj.


9. Që nuk keni njohuri për fusha të ndryshme
Dija është diçka që nuk ka fund dhe sigurisht që ne nuk do të jemi të informuar për gjithçka. Por nuk është asnjëherë turp të thuash që nuk di dicka.


10. Që argëtoheni
Kur ka qenë hera e fundit që keni kërcyer në shi apo dhë në rrugë pa ju interesuar se çfarë të tjerët do të mendojnë për ju? Vajza, e rëndëishme është që të kujtoni që ju mund të bëni çfarëdolloj gjëje që ju dëshironi, mjafton të ndiheni mirë me veten dhe të mos lëndoni të tjerët. Mos i kurseni vetes grimca lumturie asnjëherë!

Article Logic
Execution time: 0.0027899742126465