INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza jeni dakord? Këto janë fjalët që përsërit gjithë ditën një mashkull xheloz shqiptar

Vajza jeni dakord? Këto janë fjalët që përsërit gjithë ditën një mashkull xheloz shqiptar

Publikuar më: 22:37 29-03-2018

“Pa xhelozi, nuk ka dashuri”, kjo është një shprehje që të gjithë e dimë, por sa prej nesh biem dakord me të? Ju që po e lexoni këtë artikull me siguri jeni duke menduar me vete “po partneri im është xheloz”? Nëse jeni lidhur me një djalë shqiptar, me siguri është xheloz. Nuk mund t’i përgjithësojmë të gjithë djemtë shqiptarë, por shumica prej tyre janë paksa xheloz. Xhelozia deri në një farë pike është diçka që vajzat e pëlqejnë, pasi ju duket si një formë kujdesi. Nga ana tjetër një xhelozi e tepruar nga partneri mund të bëhet problem mes çiftit, aq sa mund të çojë në ndarje. Gjithsesi, sot nuk do të flasim për ndarjet për shkak të xhelozisë, por për shpehjet e vazhdueshme që thotë një djalë shqiptar kur bëhet xheloz. Ju vajza tregoni se cilën thotë më shpesh ai i juaji;


1-Kur dilni nga shtëpia- Ku je, me kë dole dhe pse?

Kur dilni nga shtëpia, qoftë me miqtë apo me të njohurit tuaj, vijnë në celular një rrufe pyetjesh që nuk dini se cilës t’i ktheni përgjigje të parës.

2-Mua s’më ftoje dot ë?

Ka nga ata meshkuj që pasi bëhen xheloz bëjnë si “viktima”, edhe duke ironizuar që mund ta kishe ftuar edhe atë.

3-Kujt i more leje që dole?

Kjo është pyetja që mund të dëgjoni më shpesh. Meshkujt xheloz duan që t’ju kërkosh leje për çdo lëvizje.

4-Mos u vono

Kur ti ke dalë nga shtëpia, ose do të dalësh, ai thotë gjithmonë; mos u vono, mos rri shumë. Si një mami i dytë.

5-Më kalo shoqen tënde në telefon

Ka nga ata mosbesues që të bëjnë skena të tilla, duke të kërkuar shoqen ose personin me të cilin ti ndodhesh në telefon, në mënyrë që ata të të besojnë.

6-Mirë mirë, se flasim në shtëpi

Fjalia “vrastare” e një xhelozi; është flasim në shtëpi. Aty bën skena xhelozie për çdo gjë që ka akomuluar për disa kohë.

7- Më dërgo një foto “live”

O do të jenë 100% të sigurtë o bëhet nami. /RevistaClass

Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289