INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza jeni gati për pushime? Kujdes, mos harroni të paketoni këto produkte!

Vajza jeni gati për pushime? Kujdes, mos harroni të paketoni këto produkte!

Publikuar më: 15:57 11-07-2017

Të gjithë presin me padurim kohën e pushimeve, për aq kohë sa gjithë çfarë shfaqet para syve është relaksi buzë detit, pas një viti gjatë.

Dhe, për aq kohë sa është parë e arsyeshme që çdo institucion pune të japë pushime për secilin nga punonjësit, ky është një tregues i domosdoshmërisë së largimit nga e përditshmja për një periudhë dy ose katë javore. Shumica preferon plazhin si destinacion turistik, e përgatitjet për këtë të fundit nuk kanë kurrë të mbaruar. Të gjithë nisim nga paketimi i veshjeve, duke i kushtuar rëndësi përzgjedhjes së zgjuar, në mënyrë që të shmangim marrjen e gjithë garderobës me vete (eh, femrat e thyejnë këtë rregull çdo herë…). Kështu, lëmë për në fund ato çka i quajmë ndryshe ‘vogëlsira’, por që në fakt nuk janë aspak të tilla. Është mëse e vërtetë që veshjet janë tejet të rëndësishme për aq kohë sa të duhet të qendrosh larg shtëpisë, por nga ana tjetër, pjesa më e madhe kalohet në plazh. Nëse nuk e shijojmë detin e diellin sa duhet, atëherë kot t’i quajmë pushime.

Për këtë arsye, ndoshta nga nxitimi, ndodh të harroni kremin apo vajin e plazhit, apo neglizhoni marrjen e kapeleve (gabim i madh!), ashtu sikurse nuk ju shkon ndër mend që flokët thahen aq shumë nga rrezet, sa kanë nevojë për një trajtim ekstra me vaj posaçërisht për ta. Për këtë arsye, ne ju vijmë në ndihmë me 12 produktet e nevojshme për secilin prej jush, që në fakt, duhe t’i paketoni të parat. 

Zbutes për buzët me shije qershie

Vaj flokesh për dëmtimin nga dielli

Çanta plazhi

Peshqire per fshirjen pas daljes nga uji

Syze dielli

Krem anti-djegie

Shapka me gisht

Vaj trupi

Kapele

Libër

Deodorant

Krem për të mbajtur larg mushkonjat

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609