INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, ju mungon ish-partneri? 4 Arsye pse nuk duhet t’i kërkoni të kthehet sërish me ju!

Vajza, ju mungon ish-partneri? 4 Arsye pse nuk duhet t’i kërkoni të kthehet sërish me ju!

Publikuar më: 11:40 26-09-2016
Ju ka ndodhur që pasi jeni ndarë nga i dashuri, ju ka marrë malli për të.
Arsyeja e ndarjes ndoshta nuk ka qenë shumë bindëse, por rezultati është i njëjtë. Gjatë kohës që janë të ndara ,  femrat kërkojnë “ djalin e duhur” dhe kur nuk e gjejnë atë, mendojnë të rikthehen me atë që janë ndarë. Në këtë artikull, janë disa arsye pse nuk duhet ta bëni këtë gabim: të ktheheni me ishin tuaj:
 
1. Do dëmtoni veten tuaj
Ju po kërkoni të bashkoheni sërish me ishin tuaj, por këtu ka një rrezik. Ju po ulni veten tuaj, para tij, pasi në shumicën e rasteve përgjigjia është negative. Ai ju ka larguar nga vetja e tij dhe nuk bëni pjesë e jetës së tij. Do ndiheni shumë keq me veten tuaj dhe gjendja shpirtërore do përkeqësohet.
 
2. Të dy keni ndryshuar
Edhe nëse mund t’i jepni lidhjes një  mundësi të dytë, sërish kjo do ju dëmtonte. Ju keni ndryshuar dhe periudha kur keni qenë të ndarë ka ndikuar në jetën e secilit. Do ndiheni sërish keq, kur mund të merrni vesh se ai ka fjetur me një femër tjetër. Gjërat nuk janë më si parë!
 
3. Ai do përfitojë nga situata
Fakti që ju po i luteni të ktheheni sërish, do e bëjë atë t’i japë më shumë rëndësi vetes. Ai mund t’ju përgjigjet duke ju thënë: “ Kam nevojë të mendohem, nuk  e di”. Pritja e përgjigjes së tij, do ju bëjë edhe më keq. 
 
4. Ju pranon për keqardhje
Ju  dëshironi të ktheheni sërish me të, por mund të ndodhë që ai t’ju pranojë nga keqardhja. Edhe ai nuk ka ndonjë rast më të mirë dhe ju pranon sërish. Ju meritoni më të mirën dhe mos e lini veten tuaj që tjetri t’ju pranojë me keqardhje.
 
Burimi:  Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.002493143081665