Një vajzë 23-vjeçare, ka përjetuar një aventurë të keqe pasi është sulmuar nga një peshkaqen i vogël në Florida, në zonën Boca Aton.
Ajo ishte duke notuar, kur peshkaqeni e ka sulmuar në krah dhe nuk e lëshonte. Pasi mbërriti në breg, ajo është ndihmuar nga kalimtarët, të cilët kanë nxituar ta lirojnë nga kafsha e ujit, por ajo është dërguar në spital së bashku me peshkaqenin e vogël në krahun e djathtë.
“Nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë”, – ka shpjeguar kapiteni i ndihmës së shpejtë, Clint Tracy, i intervistuar nga “Sun-Sentinel”.
“Kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë të tillë. Peshkaqeni po merrte frymë akoma, por nuk e lëshonte krahun”, – ka treguar një dëshmitar.
Peshkaqenët e vegjël, mund të afrohen shumë pranë bregut dhe zakonisht nuk i sulmojnë njerëzit. Ndoshta ai është ngacmuar nga njerëzit që ndodheshin në ujë. Në fund, peshkaqeni i vogël ngordhi.