INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, këto cilësi e bëjnë një mashkull të çmendet pas jush

Vajza, këto cilësi e bëjnë një mashkull të çmendet pas jush

Publikuar më: 19:42 03-11-2017

Gratë përpiqen vazhdimisht të jenë tërheqëse në sytë e burrave.

Por, para se të kujdesen për pamjen e tyre, gratë duhet të kenë parasysh disa gjëra të tjera. Një burri i duket tërheqëse një grua që është e kënaqur me veten.

Më poshtë, po iu tregojmë 7 cilësi, të cilat burrave iu duken shumë tërheqëse te gratë:

1. Besimi

Me presionin për të jetuar sipas ideve të shoqërisë në lidhje me atë se si duhet të jenë, është mirë që gratë të dinë dhe të jenë të vetëdijshme se kush janë. Ju duhet ta dini se jeni e mahnitshme dhe lëreni dhe botën ta dijë këtë! Pra, kini besim te vetja!

2. Pavarësia

Ne dëgjojmë shumë këngë dhe shohim kaq shumë filma për gruan e pavarur. Një person që mund të kujdeset për veten e tij është gjithmonë tërheqës.

Një grua e tillë tregon iniciativë, forcën e mendjes dhe vendosmëri!

Burrat, të cilët kërkojnë një grua për të ndërtuar të ardhmen së bashku, nuk duan një grua që ka vazhdimisht nevojë për mbështetje.

3. Shprehini opinionet tuaja

Disa djem ndjehen të kërcënuar nga gratë, të cilat kanë shumë besim në vetvete dhe shprehin gjithmonë çfarë mendojnë, por burrat i mirëpresin të tilla gra. Askush nuk pëlqen të dëgjojë opinionet e të tjerëve gjatë gjithë kohës, por kur vjen puna te njerëzit që i vlerësojmë, ne iu kërkojmë vetë të na shprehin opinionin dhe mendimet e tyre.

Burrat e vlerësojnë dhe e kërkojnë një grua që ka vullnet dhe dëshirë të shprehë veten intelektualisht dhe në mënyrë racionale.

4. Jini pasionante

Qoftë kur vjen fjala te profesioni, një hobi apo te familja, burrat dëshirojnë një grua që është pasionante. Të tregoni pasion ndaj diçkaje ilustron aftësinë tuaj dhe dëshirën për t’u kujdesur për diçka.

Pasioni mund të na konsumojë, por njerëzit pa pasion për diçka janë thjesht pa pasion.

5. Jini krenare për veten

Diçka e tillë mund të shprehet në shumë forma: që nga mënyra e të komunikuarit, te mënyra e të veshurit etj.

Duke qenë e vetëdijshme se si e prezantoni veten do të keni një sens të fortë të vlerësimit të vetes, një cilësi vërtet tërheqëse në sytë e burrave.

6. Ndershmëria

Burrat dhe gratë e duan gjithmonë ndershmërinë në marrëdhëniet e tyre. Diçka e tillë krijon besnikëri dhe besim. Për më tepër, burrat duan një grua që nuk ka frikë të jetë e ndershme për çdo pjesë të jetës së saj dhe në marrëdhënie.

Qoftë e ndershme me të apo me veten, burrat e admirojnë gjithmonë një grua që është mjaft rehat për të qenë gjithmonë e ndershme.

7. Tregoni kujdes dhe edukoni

Burrat duan të ndiejnë se dikush kujdeset për ta.

Kjo nuk do të thotë se gratë do të jenë ‘nëna’ apo ‘edukatore’, por burrave iu pëlqen të kenë në krah një grua, që shqetësohet për ta dhe ka dëshirë t’iu sigurojë rehati. /Shije.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664