Të gjithë mendojmë se meshkujt bien në dashuri me femrat e bukura, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, nuk kanë të bëjnë me trupin e përsosur, të brendshmet sexy, apo aparencën e bukur. Intv.al ju sjell 10 gjërat “surprizë” që meshkujt pëlqejnë te vajzat.
1-Tendosjet (stretching) në mëngjes
Sigurisht që meshkujt pëlqejnë fundet e shkurtër apo takat e larta, por të shikosh një femër në shtëpi të bëjë ushtrime tendosjeje në mëngjes e veshur me rroba gjumi, është edhe më seksi.
2-Flokët e çregullt
Ju mund të kaloni shumë kohë duke u kujdesur për flokët, por meshkujt përsëri do pëlqejnë femrat që i mbajn flokët në mënyrë natyrale.
3-Jo makeup
Kjo dihet botërisht që meshkujt vdesin për femrat pa makeup. Ndoshta ngaqe kanë frikë se u ngjitet fytyra në pudër, apo buzët në buzëkuq.
4-Barku i rrumbullakët
Ndryshe nga ajo që besojnë të gjithë, një bark i sheshtë nuk është ai për të cilin meshkujt vdesin te një grua. Nuk ka gjë më të bukru sesa një bark i butë dhe pak i rrumbullakët. Një nga femrat më seksi të të gjitha kohërave, Marilyn Monroe ka thënë: "Një grua pa pak bark është si një shtëpi pa një ballkon."
5-Rrudhat
Rrudhat shqetësojnë më shumë gratë sesa meshkujt. Sipas tyre, rrudhat janë shenjat e përvojës, pjekurisë dhe urtësisë.
6-Një vakt i mirë ushqimi
Dashuria vjen nga stomaku.Nëse i gatuani mirë të dashurit tuaj, ai do ju dojë gjithmonë.
7-Syzet
Të vendosësh syze në adoleshencë mund të jetë torturë e vërtetë, por për të rriturit është domosdoshmëri. Femrat dukem më sexy, më të sigurta dhe më të pavarura.
8- Zonat që nuk janë nxirë nga dielli
Ndoshta femrat duan të nxihen në të gjithë trupin, por meshkujve u duket tërheqës kontrasti mes pjesës së nxirë dhe asaj jo të nxirë.
9-Fundët e lirë
Këto llojë fundësh janë intrigues, si një lloj e fshehte që pritet të zbardhet. Edhe në qoftë se burri juaj i ka parë këmbët e tua të bukura mijëra herë tashmë, kjo veshje do të nxisë imagjinatën e tij përsëri.
10-Këmbët e zbathura
Shumica dërrmuese e djemve, këmbët e zbathura të vajzave u duket shumë sexy, dhe ata tërhiqen shumë nga kjo pjesë e trupit.