INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Këto janë 11 dhuratat që i dashuri juaj do, por heziton t’i kërkojë

Vajza! Këto janë 11 dhuratat që i dashuri juaj do, por heziton t’i kërkojë

Publikuar më: 19:49 06-02-2017

Meqë jemi në atmosferë Shën Valentini! Është aq acaruese kur i dashuri juaj shtrembëron turinjtë dhe thotë “Çfarë të duash” kur ju e pyesni se çfarë dëshiron. Ju sigurisht që doni t’i dhuroni diçka të vlefshme që do e bëjë t’i buzëqeshë fytyra, por humbni në internet duke u përpjekur për të gjetur diçka të mirë. Intv.al ju sjell 11 gjërat për të cilat i dashuri juaj shpreson t’ia dhuroni.

1- Një aventurë
Çdo mashkull do pak adrenalinë dhe kënaqësi. Provoni një hedhje me parashutë
2- Të bëni lojra qesharake në shtëpi
Dhurojini atij diçka personale që do e bëjë atë të qeshë.
3- Produkte teknologjike të mira
Meshkujt e dashurojnë teknologjinë. Dhurojini një kufje me bluetooth, apo një karikuese me solar.
4- Të bëni gjërat që ai pëlqen
Ai dëshiron të bëni gjërat që ai do, përshembull të shikoni një ndeshje futbolli, apo edhe të shkoni për kamping.
5- Të jetë i sigurtë
Ashtu siç femrat duan të jenë të mbrojtura, edhe meshkujt duan të jenë të siguruar. Dhurojini një kuti të ndihmës së shpejtë, është diçka simbolike.
6- Të ketë hapësirën e nevojshme
Ndërtoni një vend në shtëpi, garazh ose oborrin e shtëpisë për të dashurin tuaj. Ai dëshiron hapësirë në punë, të eksplorojë hobitë e tij, ose dëshiron që të jetë vetëm.
7- Ushqim
Dashuria vjen nga stomaku.
8- Të mësojë diçka të re
Një eksperiencë e re gjithmonë ka një anë pozitive. I dashuri juaj ka dëshirë të mësojë gjëra të reja dhe ju duhet ta ndihmoni atë, si përshembull si të gjuajë për peshk apo të luajë në kitarë.
9- Një darkë
Ai do lumturohej shumë nëse do planifikoni një darkë vetëm për ju të dy. Dhurojini atij një darkë me qirinj dhe shumë puthje
10- Të dëgjoni muzikën e tij të preferuar
Ai pëlqen që të paktën për disa momente të jetë DJ, dhe ju nuk duhet t’i ndërroni këngët.
11- Ty
Dhe në fund të ditës, ajo çka ai dëshiron je ti.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717