INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, këto janë 3 rastet kur ju lejohet ta gënjeni një mashkull!

Vajza, këto janë 3 rastet kur ju lejohet ta gënjeni një mashkull!

Publikuar më: 22:39 11-10-2018

Që një marrëdhënie të funksionojë duhet të ketë patjetër sinqeritet dhe këtë e dimë mirë, por në disa raste një gënjeshtër e bardhë mund ta shpëtojë marrëdhënien. Dhe një shpjegim për këtë mund ta merrni më së miri në rubrikën e revistës Elle, Ask E.Jean. Rasti është ky:

“Para pak kohësh rashë në dashuri më një djalë. Në fillimet e lidhjes, ai më pyeti: “Është organi im gjenital më i madh nga i ish-ëve të tu?”. U zura aq në befasi nga ajo pyetje dhe i dhashë një përgjigje të sinqertë. Që prej atij momenti marrëdhënia jonë u ndikua nga pasiguria e tij. Unë jam 27 vjeçe, i dashuri im 29, ndërsa ish-i me të cilin e krahasova është 37. Ai e pranon që është i pasigurt dhe xheloz dhe vazhdon të më bëjë pyetje rreth ish-it! Për ish-in nuk kam ndjerë kaq shumë sa ndjej për të dashurin tim aktual dhe ia kam thënë këtë gjë. Unë nuk flas kurrë me/për ish të dashurit e mi dhe për mendimin tim kam qenë një partnere e kuptueshme dhe e durueshme. A është kjo situatë xhelozie alarmuese? Duhet të tregohem e kujdesshme me të apo e sinqertë? A është një krim të tregosh të vërtetën?”

Përgjigje:

Vajzave iu lejohet të gënjejnë në tre raste:

1.Kur një mashkull thotë se po i bien flokët. (Përgjigja: Dukesh më tërheqës se kurrë i dashur”)

2. Kur një mashkull pyet nëse e ka luajtur keq një lojë. (Përgjigja: Ishe më i shkathëti në garë.)

3. Kur një mashkull pyet si është me përmasën. (Përgjigja: Je shumë mirë.)

Nuk është e thjeshtë të jesh një mashkull në këto ditë, sipas class. Nëse të pyet sërish për këtë gjë, bëja të qartë se e do, por i thuaj se duhet ta lërë me kaq këtë temë.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833