INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Këto janë 3 tiparet me të cilat mund të bëni çdo mashkull për vete

Vajza! Këto janë 3 tiparet me të cilat mund të bëni çdo mashkull për vete

Publikuar më: 19:35 29-01-2017

Nuk është e lehtë të bësh një mashkull të çmendet për ju, por ka disa mënyra që mund t’ua lehtësojnë punën. Pamja e jashtme, format, grimi, veshje e shtrenjtë… është e vërtetë se të gjitha këto e tërheqin syrin, por kërkohet diçka krejtësisht e ndryshme. Mjafton që t’i posedoni tre tipare për ta bërë për vete secilin mashkull:

1.Buzëqeshja
Këtu nuk është fjala që non-stop të qeshni me shakatë e tij të cilat edhe ai vetë nuk i kupton, por mundësia që gjithmonë të jeni pozitive, të buzëqesheni ëmbël. Plus, secila buzëqeshje e sinqertë është një afrodizijat i vërtetë për gjininë e fortë.
2.Sharmi
Kjo nuk është një fustan i ngushtë me të cilin nuk mund të merrni frymë, e as taket më të larta që keni, por ajo energjia të cilën e mbartni në vete për të tërhequr meshkujt si magnet. Mund të jeni sharmante edhe me xhinse dhe një këmishë të thjeshtë, flokë të shkujdesura dhe pa grim.
3.Vetëbesimi
Kur një mashkull ta ndjejë se sa vetëbesim keni, nuk ka shansë të mos “bjerë”. Një femër e cila e don veten e saj dhe e çmon është fatale. Dhe ky është çelësi i vetëm për një pushtim të suksesshëm

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324