INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, këto janë 5 gabimet “fatalet” që  meshkujt nuk i durojnë dot

Vajza, këto janë 5 gabimet “fatalet” që meshkujt nuk i durojnë dot

Publikuar më: 21:47 16-03-2017

Detajet e vogla bëjnë diferencën! Pra që të mbajmë një romancë të shëndetshme duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të mundohemi të përshtatemi me partnerin tonë.

Nëse nuk doni që një mashkull mezi të presë “të arratiset” sa më larg nga ty pasi ja ke bërë jetën aq të vështirë dhe të padurueshme me gabimet e tua “fatale”, atëherë lexoni këto 5 gabime, të cilat meshkujt nuk mund ti durojnë apo ti falin dot:

1. Ti i kërkon atij vazhdimisht të të blejë gjëra të shtrenjta           
Nëse ti mendon se partneri yt ka për detyrim të paguajë për të gjitha tekat apo kapriçot e tua, e ke gabim. Pavarësisht se sa i pasur ai mund të jetë, ai nuk mund të jetë gjithnjë në gjendje të të plotësojë ty çdo dëshirë për fustane e këpucë të shtrenjta apo për pushime në Havai. Historia ka treguar se ka shumë meshkuj, madje edhe milarderë që me femrat të cilat kërkojnë vazhdimisht para i ndërpresin marrëdhëniet, pasi asnjë mashkull nuk dëshiron të ndihet “I shfrytëzuar për para” nga e dashura e vet. Prandaj bën mirë t’i ulësh pritshmëritë me mundësitë tuaja reale dhe mos ta teprosh, pasi mund të të kthehet në boomerang.

2. Ti nuk i ndahesh atij natë e ditë           
Sigurisht, në periudhën tuaj të njohjes është normale që do dëshironi të kaloni sa më tepër kohë me njeri-tjetrin. Por kij parasysh se jeta vazhdon dhe është shumë dinamike dhe nuk mund të pretendosh që ai te jetë 24 orë me ty. Leji atij hapësirën për të cilën ai ka nevojë dhe mos e bëjë të ndihet “si në burg” pasi përndryshe herët a vonë ai do dëshirojë t’ia mbathë prej teje.

3. I lë atij përgjegjësinë totale të menaxhimit të çdo gjëje           
Është e tepruar të pretendosh prej tij që ai të menaxhojë gjithçka, duke filluar nga remonti i një defekti në shtëpi e deri tek marrja e rrobave nga pastrimi kimik apo derdhja e plehrave. Detyrat duhen ndarë dhe jo e gjithë barra e çështjeve të menaxhimit dhe organizmit të shtëpisë duhet të bjerë mbi të.

4. E shantazhon me seks nëse nuk të plotëson dëshirat e tua     
Kjo është një pikë shumë e dobët për meshkujt dhe është shumë e rrezikshme të bësh me të lojën “ ta jap, nuk ta jap” nëse ai nuk plotëson dëshirat e tua. Kujdes me këto shantazhe, pasi një mashkull të cilit i mungon jeta seksuale mund të kërkojë diku tjetër ta plotësojë këtë boshllëk.

5. Ti përpiqesh ta tjetërsosh atë plotësisht          
Nëse ju të dy jeni bashkë, sigurisht që jeni pëlqyer me njëri-tjetrin me të mirat dhe të metat që ka secili nga ju. Pavarësisht se duhet të përshtateni të dy dhe të mundoheni të përmirësoheni për njëri-tjetrin, kjo nuk do të thotë se tashmë ti duhet ti diktosh atij çdo gjë: çfarë duhet të veshë, çfarë duhet të hajë, me cilët shokë e miq ai duhet të shoqërohet e të gjitha me rradhë. Edhe ky është një gabim që meshkujt nuk e falin dot, pasi nëse ti përpiqesh të ndryshosh çdo gjë të tij, atëherë ai nuk do të ndihet më vetvetja dhe do vijë një moment që ai nuk mund të durojë dot më.

Article Logic
Execution time: 0.0074789524078369