INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, këto janë 6 sekrete si të kuptoni një mashkull nëse po flirton me ju

Vajza, këto janë 6 sekrete si të kuptoni një mashkull nëse po flirton me ju

Publikuar më: 11:50 06-02-2017
Nuk ka një formulë të caktuar përsa i përket flirtit, prandaj ekspertët kanë renditur disa raste, kur lind edhe natyrshëm.
Disa persona, sipas intv.al  arrijnë ta kuptojnë dikë që po flirton dhe disa të tjerë jo. Ju që nuk mund t’i  kuptoni, hidhini një sy këtyre reagimeve:
 
1. Sytë i shkëlqejnë
Kur dikush po flirton me ju, sipas intv.al sytë papritur marrin një shkëlqim shumë të bukur. Sytë janë pasqyrimi më i qartë nëse dikush po ju pëlqen, prandaj kushtojini rëndësi këtij detaji.
 
2. Vepron si ju
Ai vepron në mënyrë shumë të paplanifikuar si ju. Nëse ju po qeshni, me siguri edhe ai do bëjë të njëjtën gjë. Ndoshta do ndihet në siklet nga ky fakt, por me siguri ai e ka mendjen te ju dhe “i shkreti” është emocionuar nga prania juaj. 
 
3. Ju dëgjon me vëmendje
Nëse një mashkull ju dëgjon më kujdes gjatë gjithë kohës, tregon se atij vërtet i intereson çfarë po thoni. Vlerësojeni këtë veprim! Ky veprim tregon edhe se ky mashkull ka vlera dhe është i edukuar. 
 
4. Ndryshon pozicionet 
Ai nuk ndihet i qetë kur ju ka pranë, sepse ju pëlqen. Nëse shikoni që nuk qëndron në një pozicion, me siguri ai po flirton me ju. Sipas intv.al ai e ka mendjen të jetë sa më shumë rehat me ju, por nuk ja arrin dot. Nervozohet kur ju ka pranë.
 
5. Ju bën komplimenta
Ai po mundohet t’ju afrohet sa më shumë  dhe vazhdimisht ju bën komplimeta. Mos u mendoni gjatë, ai po flirton me ju! Mos i merrni për dobësi komplimentat e tij, vlerësojeni edhe nëse nuk keni interes ndaj tij. Fjalët  e bukura, ju japin energji pozitive.
 
6. Dëshiron të jetë vetëm me ju
Ndoshta ju jeni me shoqërinë tuaj, por kjo gjë nuk  i pëlqen, sepse ai dëshiron të jetë vetëm me ju. Ai ka interes të bisedojë me ju dhe t’ju ketë pranë. E keni vënë re, që ai e shmang shoqërinë e tij, që të jetë vetëm me ju?! Nuk ka dyshime, ai po flirton me ju dhe ndoshta po mendon diçka më tepër.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428