INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Këto janë 6 shenjat që tregojnë se jeni me një njeri të mirë

Vajza! Këto janë 6 shenjat që tregojnë se jeni me një njeri të mirë

Publikuar më: 21:53 03-02-2017

Disa situata zbulojnë natyrën e vërtetë të dikujt në mënyrë më efikase se sa një marrëdhënie afatgjatë, me problemet e saj, argumentet dhe triumfet. Duke u nisur nga kjo, mënyra më e mirë për të identifikuar një njeri të mirë është që të shikoni mënyrën se si ai e trajton partneren e tij në situata të ndryshme të marrëdhënies së tyre.

1-Nuk është asnjëherë abuziv  
Një njeri i mirë, nuk përdor asnjëherë dhunën, në çfarëdolloj situate. Edhe nëse situata përkeqësohet, ai do të largohet për tu qetësuar, dhe për të mos përdorur dhunën fizike. E gjitha kjo sepse ai e di që dhuna është e pajustifikueshme.

2-Të mbështet                 
Një njeri i mirë është në gjendje të mbështesë partneren e saj emocionalisht, edhe nëse ai nuk e kupton plotësisht se çfarë ka ndodhur. Për sa kohë që kjo do e bëjë atë të ndihet mirë, ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë, madje edhe nxitësin e tifozëve.

3-Të bën të ndihesh e sigurtë    
Ta bësh të ndihet e sigurtë është një ndër shtyllat kryesore që e mban një lidhje gjallë. Një njeri i mirë e dallon këtë dhe është gjithmonë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për partneren e tij.  

4-Është i sinqertë dhe i ndershëm           
Një njeri i mirë, nuk do të tradhëtonte asnjëherë. Nuk ka rëndësi se sa e joshin femrat e tjera, ai thjesht nuk do e bëjë.

5-Është altruist 
Disa meshkuj bëhen altruistë pasi nuk kanë besim në vetvete dhe mundohen ta bëjnë për vete femrën me dhurata dhe ndere. Nëse ju bëni pjesë te pririoritetet e tij, atëherë ai është i duhuri.

 6-Të bën të ndihesh mirë           
Kjo është pika kulmuese e të gjitha atyre që thamë më lart. Me gjithë këto karakteristika të mrekullueshme, një njeri i mirë e bën partneren e saj të ndihet speciale. 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387