INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, kini kujdes! Këto janë 3 gabimet që bëni me meshkujt pa e kuptuar fare!

Vajza, kini kujdes! Këto janë 3 gabimet që bëni me meshkujt pa e kuptuar fare!

Publikuar më: 22:18 11-09-2018

Kur takojmë dikë, gjëja e fundit që duam të bëjmë janë gabimet prej të cilave dështoi njohja e fundit. Takimet e para me një mashkull përcaktojnë edhe fatin e lidhjes, apo nëse ai do të dashurohet me ju. Ndaj është e rëndësishme të merren masa dhe të mos gaboni.

Në fund ju mund të kuptoni që ky person nuk është i duhuri për ju, sido që të jetë, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

Ju ofroni të paguani faturën

Ai po përpiqet me çdo kusht t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe e lumtur, kur papritur dëgjon nga ju që dëshironi të paguani faturën apo të paktën ta ndani. Ky gjest, sado i sjellshëm mendoni ju që është, e sinjalizon atë për dy gjëra: ju nuk jeni e interesuar romantikisht dhe e konsideroni shok, ose ai s’mund të bëjë asgjë për të përmirësuar jetën tuaj sepse ju kujdeseni vetë për nevojat.

Dhurata e “seksit”

Një mashkull dëshiron të bëjë seks me ju sa më shpejt të jetë e mundur, por të bësh seks me të përpara se ai ta ndjejë që “e meriton”, është gabimi më i madh. Meshkujt do t’ju luten për seks por nëse e marrin përpara se ta meritojnë kjo do t’i largojë nga ju. Ata e shijojnë jashtë mase sfidën për t’ju fituar dhe nëse ju ia bëni të thjeshtë, nuk është më edhe aq argëtuese.

Ju planifikoni takimet e rradhës

Është normale që kur ju pëlqen dikush dëshironi ta shihni prap, por meshkujt dashurohen kur janë larg jush. Është e rëndësishme ta mbani të mistershme pjesën sesa ju i pëlqeni ata, dhe ftesa për të kaluar kohë bashkë nuk është aspak e mistershme. Meshkujt dashurohet kur nuk e kanë rrugën të lehtë dhe duhet të përpiqen.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043