INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, kujdes! 5 Pyetjet që nuk duhet t’ja bëni të dashurit!

Vajza, kujdes! 5 Pyetjet që nuk duhet t’ja bëni të dashurit!

Publikuar më: 11:19 20-09-2016
Në një lidhje, pyetjet janë të pranishme gjithmonë.
Sipas ekspertëve, janë disa pyetje që femrat nuk duhet t’ja bëjnë të dashurit të tyre, sepse mund të rrezikojnë ndarjen.
 
1. A duhet t’i pres flokët?
Kjo pyetje është e sikletshme për mashkullin, sepse çdo lloj përgjigjeje që do ju japë, mund të ju mërzisë. Edhe nëse ju thotë po, sërish do ofendoheni sepse do mendoni se flokët aktualisht nuk i keni mirë. Prandaj, bëjini flokët ashtu si ju pëlqen juve!
 
2. Cilin fustan të vesh?
Edhe kjo pyetje, ka rrezikun e saj, sepse preferencat janë të ndryshme. Ju mund të vishni, një fustan që vetëm atij i pëlqen, ndërsa juve jo. Më mirë, zgjidhni një fustan që është i përshtatshëm për ju dhe partnerit mund t’i duket i mirë.
 
3. A do të vish në festën e familjes sime?
Kur bëhet fjalë për familjen, situata merr kuptim më serioz. Do duket sikur po e vini në siklet dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Nëse ai do ju pyeste vet i pari, kjo do të thotë se vërtet dëshiron të vijë te familja juaj. 
 
4. A jam dobësuar, apo shëndoshur?
Kjo temë është shumë delikate, sepse kur bëhet fjalë për peshën, ka hatërmbetje. Duhet të jeni të kujdesshëm, kur të merrni guximin për të pyetur diçka të tillë.
 
5. Partnerja që ke pasur, ishte më e mirë?
Po arritët deri në këtë pyetje, situata juaj në çift, do rëndohet. Krahasimi me ish-in, do ju sjellë probleme, sepse do e mërzisni partnerin duke ja kujtuar të kaluarën. Gjithashtu, kjo tregon edhe humbje të vetbesimit.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275