INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza KUJDES: Gabimet e bukurisë që bëjmë, por që duhen shmangur në plazh!

Vajza KUJDES: Gabimet e bukurisë që bëjmë, por që duhen shmangur në plazh!

Publikuar më: 11:51 19-06-2018

Shmangini gabimet e zakonshme dhe qëndroni të bukura njësoj si para, gjatë dhe pas pushimeve tuaja. Shumica e vajzave i bëjnë thuajse çdo here.


1.Shumë diell
Dëmtimi nga dielli është në krye të listës pasi mosmbrojtja nga dielli mund të shkaktojë dëmtime të dhimbshme të lëkurës që mund të çojnë deri në kancer. Ndaj mos harroni të lyheni gjithmonë me krem mbrojtës me SPF.

2. Po dehidratoheni
Hidratimi luan një rol të madh kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Kur dehidratoheni, kur pini shumë alkool përshembull ose kafeinë, mund të paguani një çmim me pamjen tuaj të jashtme; plakja e lëkurës. Pini ujë rregullisht. Për çdo gotë alkool apo kafe që merrni pini një gotë me ujë. Nganjëherë dehidrimi të jep dhe gjendjen e urisë.
Mendoni për vendet ku keni panifikuar të shkoni ku është vështirë të gjesh ujë. Merrrni ujë me vete.

3. Po mënjanoni alternativat e bëra vetë
Nganjëherë në disa vende nuk keni mundësi të rivitalizoni lëkurën, flokët apo thonjtë. Kur të ndodheni në kësi situatash kthejeni banjon e hotelit në spa. Pak sheqer ose kripë mund të funksionjë si scrub. Ose avokado, dhe pak tërëshë si maskë për fytyrën. Mos harroni vajin e kokosit, ju mbron flokët nga djegia.

4 Hani ushqime të rënda
Disa pëlqejnë të udhëtojnë për hir të ushqimit. Shumë njerëz harrojnë kur shkojnë me pushime se çfarë hanë gjithë ditës, thjesht u futen me kokë çfarë gjejnë.  Ndërkohë në vend të ushqimeve që janë të rëndë për sistemin tretës hani një vakt mirë dhe 2 të tjerët sa më lehtë. Ngrënia pastër do të thotë të hani ushqimet e zonës, fruta dhe perime të pjekura. Kujdes me bukën dhe mos ndaloni me sallatën. 

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947