INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, kujdes! Këto janë 5 gabimet që i bëjnë meshkujt të ndahen nga ju, mos i bëni më KURRË

Vajza, kujdes! Këto janë 5 gabimet që i bëjnë meshkujt të ndahen nga ju, mos i bëni më KURRË

Publikuar më: 22:46 03-07-2018

Nëse nuk do që një mashkull mezi të presë “të arratiset” sa më larg nga ty pasi ja ke bërë jetën aq të vështirë dhe të padurueshme me gabimet e tua “fatale”, atëherë lexo artikullin dhe mundohu ku është e mundur të parandalosh ato gabime, të cilat meshkujt nuk mund ti durojnë apo ti falin dot:

Përpiqesh ta ndryshosh partnerin

Dikush vetëm mund të përpiqet dhe të përshtatet, por nuk mund të ndryshohet. Duhet të jeni të sigurta që ta njihni mirë dhe më pas është problemi juaj nëse nuk ju pëlqen mënyra sesi ai e sheh botën.

Përpiqesh ta kontrollosh

Kjo është rruga më e drejtë drejt mërzitjes që e shtyn partnerin t’ju braktisë. Nëse përpiqeni ta kontrolloni atë, ai do të largohet prej jush. Besimi është baza e një marrëdhënieje të shëndetshme. Ju nuk jeni nëna e tij, por partnerja.

E refuzon për marrëdhënie seksuale

Nëse jeta seksuale nuk do jetë e mirë, ai mund të kërkojë ngrohtësi te një tjetër dhe do largohet prej jush. Fajësoni veten tuaj, jo atë në fund.

E lë veten pas dore

Të gjesh kohën dhe të bësh një përpjekje për t’u dukur mirë nuk është vetëm një gjë e mirë që e bën për të, është edhe për veten tuaj.

Ndërhyn mes tij dhe familjes

Familja është e rëndësishme për të gjithë, prandaj mos e vini në situata që duhet të zgjedhë, midis jush dhe familjes së tij. Ka shumë mundësi që keqkuptimet të rriten dhe si përfundim të shkoni drejt ndarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564