Numri do t’ju habisë, mund t’jua ketë kaluar edhe juve.
Ç’kuptim do të kishte një Big Brother pa lojën tradicionale “Sfidë apo pyetje”, ku banorët përpiqen të zbulojnë sekretet pikante të njëri-tjetrit apo t’i vënë në situata “sfiduese”. Këtë herë personazhet e shtëpisë e kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u informuar mbi çiftin më të bujshëm të këtij edicioni, atë të dy vajzave Lezbike, Kei dhe Vivi. Gazeta Express tregon se të dy vajzat janë pyetur mbi eksperiencat, dhe përgjigjet respektive kanë qenë diametralisht të ndryshme. Ndërkohë që Vivi deklaroi se kishte dashuruar vetëm një herë duke nënkuptuar Kein, kjo e fundit tregoi se kishte “lëvizur” pak më shumë. “Shumë, shumë, seriozisht, mbi 15, 20 mbase dhe më shumë” ishin fjalët e saj, të cilat natyrisht ngjallin shumë interes.