Cristiano Ronaldo ka vendosur të shfrytëzojë trupin e tij plot muskuj, për të reklamuar koleksionin e ri të të brendshmeve.
Sipas vetë Ronaldo-s ishte ideja e tij të vinte në qendër të vëmendjes pikërisht këto dizenjo, duke qenë se e gjithë linja ka qëllim të shtojë konfidencën dhe sigurinë tek meshkujt. Për futbollistin 31-vjeçar, të brendshmet janë shumë të rëndësishme sikundër janë të parat që veshim në mëngjes kur sapo zgjohemi. Hmm mos ndoshta kjo shpjegon faktin se përse kohët e fundit e kemi parë Cristiano Ronaldo aq të zhveshur? Gjithsesi nëse koleksioni ju duket interesant, ai gjendet tashmë në shitje!