INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq'/ Fero shpërthen ndaj Arbenitës: Nxite fëmijën kundër meje

'Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq'/ Fero shpërthen ndaj Arbenitës: Nxite fëmijën kundër meje

Publikuar më: 14:34 20-10-2024

Po vazhdojnë problemet në mes të Feros dhe Arbenita Ismajlit në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre. Ish-reperi gjilanas pak më parë dokumentoi se ka fituar kujdestarinë e vajës për një vit, ndonëse e kundërta u tha nga avokatja e modeles nga Kumanova.

Ata po vijojnë të mos dakordohen, ani pse këtë kohë vajza e tyre Nina ka qenë me ish-artistin.

I njëjti përmes një postimi në rrjete sociale ka theksuar se kur e mori vajzën nga nëna e saj kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thojke babi i keq edhe ma mshojke do të thotë, e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219