INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Me këtë që do bëjë Rihanna, me siguri do e doni më shumë!

Vajza! Me këtë që do bëjë Rihanna, me siguri do e doni më shumë!

Publikuar më: 21:38 07-03-2018

Mund të quhet “vajza e keqe”, por është inspirim për shumë femra në të gjithë botën.

E kemi të vështirë të gjejmë një fushë ku RiRi nuk ka sukses sepse kudo ku vë dorë ajo, çdo gjë shkon “vaj”.  Këngëtarja nga Barbadosi është kthyer në një nga sipërmarrëset më të suksesshme në botën e modës dhe të make-up, por tani synon diçka tjetër.  Mësohet se Rihanna ka nënshkruar partneritetin me TechStyle Fashion Group për të nisur krijimin dhe tregtimin e linjës më të re të lingerie-ve (të brendshmeve).

Mediat amerikane shkruajnë se çdo gjë është gati dhe janë krijuar shembujt e dizanjot e para. Me siguri “Victoria’s Secret” do të bëhet për ujë të ftohtë.  Nuk besojmë se ka ndonjë vajzë që s’do donte të paktën një komplet të brendshmesh nga linja e Rihannës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436