INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza me siguri ju ka ndodhur! Ja çfarë thotë një mashkull në shtrat kur e ka tepruar me pijen!!!

Vajza me siguri ju ka ndodhur! Ja çfarë thotë një mashkull në shtrat kur e ka tepruar me pijen!!!

Publikuar më: 11:47 24-10-2018

“Betohem se kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, këtë frazë mund ta keni dëgjuar (apo thënë)! Është një situatë e sikletshme, por që u ndodh meshkujve jo rrallë herë!

Dëshira për marrëdhënie seksuale, nuk ju përgjigjet gjithmonë dhe truri i jep sinjale të tjera këtij të fundi (sidomos kur është nën efektin e alkoolit). Ky fenomen njihet ndryshe si “whiskey dick” dhe lidhet me problemet e ereksionit kur mashkulli ka pirë alkool.
Dr. Paul Turek, shpjegon se alkooli është një substancë relaksuese që shkakton shumë reaksione në tru, por kur vjen puna tek seksi ka efekt anestetik (mpirës)!

Alkooli është një substancë depresante dhe ndikon në kujtesën, koordinimin dhe sistemin nervor në tërësi. Është gjithashtu një qetësues, shpjegon Turek, e kjo është edhe arsyeja pse gjërat na duken më komplekse e më të vështira nën efektin e alkoolit. Aftësitë motorike nuk janë të njëjta. Organi gjenital nuk është imun ndaj efekteve të alkoolit. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar sa alkool do të japë efektin, ndaj është mirë të mos e kaloni dozën.

Turek përmend se mosha, metabolizmi dhe gjenetika luan një rol kryesor.
Turek përmend se nuk ka studime formale për efektet e alkoolit dhe të ereksioneve, por të gjithë duhet të dinë që alkooli nuk duhet parë si nxitës në kësi rastesh.
Çdo pije alkoolike mund të shkaktojë të tilla probleme dhe siç u përmend, nuk ka asnjë sasi magjike. Është e ndryshme për çdo djalë dhe madje çdo situatë.

Article Logic
Execution time: 0.0033228397369385