Florian Agalliu është një personazh shumë i njohur në vendin tonë, vazhdimisht komentohet nga mediat rozë për lukun e tij dhe format trupore.
Së fundmi ai u bë kryefjala e disa portaleve dhe shkak për këtë u bë videoja e tërmetit e cila u komentua edhe nga mediat italiane, për gjestin human që bëri ndaj të ftuarës në emisionin “Në shtëpinë tonë” ku është edhe moderator.
Së fundmi, moderatori ka habitur fansat me një foto të publikuar në Instastory. Ai shfaqet me një pamje të re, pasi ka rruar plotësisht mjekrën e tij dhe me siguri askush nuk e ka njohur në fillim.
"Pas 365 ditësh, pa mjekër."- shkruan moderatori krahas fotos së publikuar.