INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, mëndjen këtu! Nëse keni këtë TIP,  meshkujt gjithmonë do ia mbathin nga ti!

Vajza, mëndjen këtu! Nëse keni këtë TIP, meshkujt gjithmonë do ia mbathin nga ti!

Publikuar më: 15:50 27-06-2019

Në një marrëdhënie ideale, ne do të lejojmë që personi i zemrës të shohë tek ne vetëm më të mirën, por në marrëdhënie të vërteta ne shpesh e lejojmë atë të shohë të dy anët tona: të mirën dhe të keqen.

Kjo është e kuptueshme!

Kjo, pasi të jetosh me dikë, duke ndarë me të buxhetin dhe përgjegjësi të tjera, duke e parë atë 24 orë edhe në situata pak të bezdisshme, është me të vërtetë shumë e vështirë të jesh gjithnjë i përsosur.

Shumë gra nuk e kuptojnë se si e shkatërrojnë marrëdhënien e tyre.

Ja cilat janë karakteristikat e sjelljes femërore që i bëjnë meshkujt t’ia mbathin me të katra:

1. Kur një grua po përpiqet të bëjë gjithçka vetë

Ajo dëshiron të kontrollojë marrëdhënien, të izololojë marrëdhënien dhe si përfundim vendos kundër partnerin. Edhe pse ajo mund të ketë qëllime të mira, duke i treguar partnerit se çfarë të bëjë gjithë kohës, kjo gjë është e gabuar dhe mund të jetë shqetësuese dhe e bezdisshme.

Duke u përpjekur për të kontrolluar partnerin, minimizoni respektin e tij për veten, i vidhni maskulinitetin.

2. Kur një grua sillet si një nënë


Një grua nënë në një marrëdhënie merr gjithçka mbi vete, gjithë ngarkesën e përgjegjësisë, duke marrë parasysh vetëm detyrën e saj për ta bërë marrëdhënien të funksionojë.

Ajo vazhdimisht mendon për atë që ndjen dhe çfarë mund të bëjë më mirë. Problemi është se ky rol është i dyfishtë.

Në radhë të parë, kjo sjellje çon në përtacinë e partnerit. Dhe së dyti, është e padrejtë që një grua ta trajtojë një burrë si një fëmijë të vogël.

3. Kur një grua vendos seksualitetin e saj në vend të parë dhe e manipulon partnerin përmes seksit

Nëse ajo dëshiron marrëdhënie intime, atëherë duhet të bëhet ajo që ajo dëshiron, por asnjë lidhje nuk do të mbijetojë nëse ka një shantazh.

4. Një grua që vuan përjetësisht

Në përgjithësi, peisazhi i përrallës nuk është i keq: djali takon një vajzë, e shpëton atë dhe në fund ata jetojnë përgjithmonë bashkë.

Duket romantike, por nuk do të zgjasë shumë. Nëse një vajzë vazhdimisht duhet të shpëtohet, është shumë e lodhshme dhe joreale për një mashkull. Ai nuk ka nevojë për një femër të tillë.

5. Kur një femër vazhdimisht vë në lojë një mashkull, por nuk i jep atij atë që dëshiron

Dhe nuk është vetëm për seksin, por mbi të gjitha për marrëdhëniet. Në fillim mund të jetë kënaqësi, por pastaj bëhet shumë e bezdisshme. Për shkak se kjo sjellje nuk të lejon të afrohesh, mashkulli ndihet i pakënaqur.

6. Kur një femër sillet si një princeshë, ajo dëshiron vetëm të admirohet dhe adhurohet

Ajo dëshiron të jetë trofeu i një mashkulli, por në këtë mënyrë ai privon veten dhe lumturinë e tij të vërtetë dhe njerëzve të rrethit më të ngushtë. E ka të pamundur të mbajë ekulibrin në jetën e tij!

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441