INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! Meshkujt duan këto lloj femrash

Vajza! Meshkujt duan këto lloj femrash

Publikuar më: 21:40 24-01-2017

Dashuria është e ndërthurur dhe asnjëherë nuk dihet se çfarë na sjell. Meshkujt janë në kërkim të një femre e cila është e vetëdijshme se sa vlen dhe e cila udhëhiqet nga qëndrimet e veta. Meshkujt janë kuriozë. Ata duan të hasin në femër aroma e së cilës është shenjë e vetëbesimit të saj. Çdo mashkull kërkon cilësi të caktuara që femra e zemrës së tyre duhet t'i ketë. Jo gjithçka varet nga kontakti fizik, pasi meshkujve u pëlqejnë edhe femrat që kanë sens humori, sepse kështu do t’i bëjnë ata të ndihen mirë.

Ja disa gjëra që e bëjnë një femër interesante, sipas meshkujve:

1.Femra e cila e di se çfarë dëshiron dhe nuk ka frikë të shprehet.

2.Femra e cila ndihet rehat në lëkurën e saj.Meshkujt duan një femër e cila e din saktësisht se si është dhe nuk turpërohet ta shfaq atë.

3.Femra e cila di si të pranojë dhe të japë komplimente.

Të gjithë kemi së paku një shoqe e cila turpërohet të marrë komplimente. Mund të ndodh që ajo të jetë shumë tërheqëse dhe e mençur, por asnjëherë të mos jetë në gjendje të pranojë kompliment. Kjo gjë tingëllon tmerrshëm për meshkujt. Komplimenti është një dhuratë, ndërsa dikush mund t’ju bëjë konfuz nëse vazhdimisht e refuzon dhuratën tuaj.

4.Femra e cila di si të kujdeset për veten e saj.

Kjo nënkupton kujdesin në çdo aspekt. Kur e ndajmë veten tonë në pjesë që janë më shumë ose më pak tërheqëse dhe mundohemi që të parat t’i fshehim, e humbasim balancin delikat në atë se çfarë do të thotë të jesh njeri. Kjo do të thotë të jesh i përkryer në atë të papërkryerën. Le të jetë mashkulli i interesuar për aq sa jeni ju e interesuar në veten tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164