INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza mësojeni një herë e mirë! Këto janë 5 GABIMET që duhet të shmangni kur depiloheni

Vajza mësojeni një herë e mirë! Këto janë 5 GABIMET që duhet të shmangni kur depiloheni

Publikuar më: 19:22 30-11-2018

I thjeshtë, i shpejtë dhe aspak i dhimbshëm, por… Po flasim për depilimin me brisk, i cili për hir të së vërtetës është zgjidhja më efektive dhe praktike në këto ditë të ftohta dimri.Mirëpo siç e dini brisku nuk i shkul qimet me rrënjë, por vetëm i pret ato duke bërë që këto të fundit të dalin edhe më të errëta edhe më të forta dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndoshta nuk është faji juaj, por i këtyre 5 gabimeve që i përsërisni prej vitesh. Nqs doni të lexoni më shumë për depilimi lexoni Cila është metoda më e mirë e depilimit për çdo pjesë të trupit dhe çfarë rekomandojnë estetistet, 3 përbërësit natyralë që qetësojnë lëkurën e irrituar pas depilimit me brisk dhe me dyll, Cila është mënyra e duhur për të depiluar zonën intime gjatë dimrit, Brisk, dyll, makinë, dorashka apo receta natyrale? Zbuloni metodën më të mirë të depilimit për çdo pjesë të trupit etj.

1. Përpara se të depiloheni me brisk ju këshillojmë të përgatisni një scrub të thjeshtë për lëkurën. Në Living gjeni pafund receta scrub-i, mund edhe të blini një të gatshëm në farmaci, ndonëse formula më e njohur është sheqer+vaj ulliri+limon. Scrub-i është shumë i rëndësishëm pasi heq shtresat e vdekura dhe stimulon daljen e qimeve të rritura nën lëkurë. Fërkoni për disa minuta këmbët ose pjesët e tjera të trupit me masën e përgatitur dhe më pas procedoni me depilimin me brisk.

2. Mos u depiloni kurrë në të thatë: Estetistët rekomandojnë që të depiloheni gjithmonë pasi keni bërë dush pasi lagështia zbut lëkurën dhe i bën qimet më të lehta për t’u hequr. Në qoftë se nuk keni kohë për të bërë dush, mjafton të lagni këmbët për shembull me ujë të ngrohtë ose t’i mbështillni me peshqirë të njomur.

3. Përdorni shkumë rroje: Shkuma e rrojës nuk ka përse të jetë një produkt ekskluzivisht për meshkujt, në të vërtetë ajo është e këshillueshme për të dyja gjinitë. Shkuma e rrojës, në mungesë të saj mund të aplikoni edhe disa pika vaji esencial, bën të mundur që qimet të jenë të shtrira në mënyrë uniforme, sipas living. Mjafton vetëm të kaloni briskun nga ana e kundërt e drejtimit të folikulës dhe zëreni se keni mbaruar punë.


4. Në pamje të parë mund të duket sikur të gjitha brisqet janë njëlloj, por nuk është e vërtetë. Ato ndryshojmë jo vetëm në ngjyra, por mbi të gjitha në cilësinë dhe sasinë e tehut që përmbajnë. Në përgjithësi këshillohet që të përdorni brisk me xhel hidratues, pasi në këtë mënyrë nuk rrezikoni të dëmtoheni kur hiqni qimet.
5. Brisqet nuk janë të përjetshëm, kështu që bëni mirë t’i ndërroni herë pas herë. Mos i lini kurrë në banjë pasi nën ndikimin e ajrit të ngrohtë dhe lagështisë rrezikojnë të oksidohen shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441