IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Vajza, mjaft i bëtë këto 5 gabime me reçipetat!

Vajza, mjaft i bëtë këto 5 gabime me reçipetat!

Publikuar më: 22:35 27-09-2018

Reçipetat për gratë janë shumë të rëndësishme, por shumë prej tyre nuk i mbajnë siç duhet. Nga ruajtja deri tek larja, më poshtë gjeni gabimet që duhet të shmagni kur bëhet fjalë për reçipetat:

1. Gaboni me masën

Numri është për perimetrin e bustit, shkronja është kupën e reçipetave ! Për të mos gabuar në blerjen e këtyre të fundit duhet të dini saktë jo vetëm masën e gjoksit por edhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave. Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.

2. Gaboni kur lani reçipetat

Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

3. Zgjidhni pëlhurën e gabuar

Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në acarim të lëkurës e kruatje.

4. Si duhen larë reçipetat

Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve. Ju mund t’I lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

5. A duhet të flini me reçipeta

Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi, sipas living. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104