INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, mjaft më! Është koha për t’u thënë ''MIRUPAFSHIM'' këtyre trendeve!

Vajza, mjaft më! Është koha për t’u thënë ''MIRUPAFSHIM'' këtyre trendeve!

Publikuar më: 23:16 23-11-2018

Asnjë veshje nuk duhet çuar dëm, pasi mund të rikthehet në modë. Mirëpo, ka disa tenndenca me të cilat duhet të ndaheni një herë e mirë. Në fakt, këto janë këshilla që ju vendosni t’i merrni parasysh nëse dëshironi (kuptohet). Gjithsesi, mbase edhe juve ju kanë shkuar në mendje për t’i shmangur. Për më shumë lexoni më poshtë:

Jo shumë bizhuteri

Sipas ekspertëve të bizhuterive, maksimumi i unazave në duart e një gruaje nuk duhet të kalojë numërin 3, duke përfshirë këtu edhe unazën e martesës. Në një dorë lejohen maksimumi 2 bizhuteri dhe është e rekomanduar që ato të vendosen pas orës 5 pasdite.

Geta të errëta

Është mirë të mos vishni geta të errëta, pasi nuk dukeni estetikisht bukur. Në verë mos u mundoni të vishni geta në një ton më të errët se lëkura juaj. Edhe një këshillë tjetër: mos vishni geta me sandale.

Mungesa e aksesorëve

Aksesorët mund të kompletojnë një veshje dhe e bëjnë atë unike. Ju mund të përdorni kapelet, rripat, orët, bizhuteritë, në mënyrë që të dukeni sa më trendy. Ju mund t’i zgjidhni akesesorët në të njëjtën ngjyrë me rrobat ose mund të bëni kontrast me to.

Veshjet e brendshme të errëta

Disa vajza mendojnë se të brendshmet e errëta në një bluzë në ngjyrë të çelët duken bukur. Idelja në këto raste jane reçipetat ngjyrë nude. Është më mirë që vëmendjen ta marri bluza që keni veshur sesa reçipetat.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434