INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, mjaft më! Këto 3 mite bukurie duhet të ndaloni së besuari që tani!

Vajza, mjaft më! Këto 3 mite bukurie duhet të ndaloni së besuari që tani!

Publikuar më: 21:33 02-10-2018

Nëse do të besonim gjithçka që na këshillohet vërdallë jeta jonë me shumë mundësi do të merrte të tatëpjetën. Në këtë artikull po ju sjellim 3 mite të njohura bukurie, që nuk janë asgjë tjetër veçse 3 gënjeshtra të mëdha të cilat nuk duhen besuar më kurrësesi.

Produktet e mira minimizojnë maksimalisht poret

Së fundmi kemi dëgjuar shpesh se një produkt i mirë kozmetik bën minimizimin maksimal e poreve të lëkurës. Në fakt kjo nuk është aspak e vërteë. Një produkt i mirë mund të bëjë pastrimin, ose një lloj qetësimi të poreve, por kurrësesi nuk arrin dhe nuk duhet të arrijë zhdukjen e tyre.

Sa më shpesh t’i presësh aq më shumë rriten flokët

Edhe kjo thënie nuk është asgjë tjetër veçse një mit. Nëse dëshironi flokë të gjatë duhet të kujdeseni për ushqyerjen e tyre. Uqyerja e skalpit dhe përdorimi i produkteve të duhura pa dyshim është çelësi për flokë të gjatë.

Pasta e dhëmbëve përthan puçrrat

Vlen të përmendim që përveç se pasta e dhëmbëve nuk i përthan puçrrat, abraziviteti i saj shkatërron edhe peashin e lëkurës, sipas cna.al Kaq mjafton për të thënë se e gjithë thënia e mësipërme është një gënjeshtër e madhe dhe e dëmshme.

Article Logic
Execution time: 0.00343918800354