INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza mos bëni kot! Këto 3 shprehje i kuptoni ndryshe nga partneri juaj, është e vërtetë? [FOTO]

Vajza mos bëni kot! Këto 3 shprehje i kuptoni ndryshe nga partneri juaj, është e vërtetë? [FOTO]

Publikuar më: 22:11 06-06-2018

Sa herë në ditë mund të debatoni me partnerin tuaj? A lejoni të përgjigjemi dhe ne për ju…shumë herë, dhe motivet janë pothuajse të njëjta. Vajzat dhe djemtë i shohin gjërat ndryshe. Bright Side na sjell 5 fraza, kuptimet e të cilave nuk janë të njëjta, në varësi të gjinisë.

Lexoni dhe mbani mend se nuk ka të bëjë me “të drejtë” apo të “gabuar:- ne thjesht jemi të ndryshëm.

“Është punë për meshkujt”

ANG.jpg

 

Kur një djalë e thotë këtë, ai ndoshta nuk po gjen fjalët e duhura për ta përshkruar atë, pasi ndihet në siklet para partneres.

Kjo është fraza që një vajzë nuk do të dëgjojë, ose rrallë herë mund të ndodh që një djalë të marrë një reagim pozitiv në këtë rast. Kjo për arsye shumë të thjeshtë: djemtë mendohen gjithmonë si “tradhtarë” dhe gjëja e parë që u shkon ndërmend kur dëgjojnë këtë frazë është se kjo punë ka të bëjë me vajza të tjera.

“Le të flasim më vonë

 

DIS.jpg

Djemtë e kanë të vështirë që të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, ndryshe nga gratë. “Flasim më vonë” është një fjalë që ata e përdorin shumë shpesh, pasi mund të jenë duke bërë diçka tjetër, edhe pse për ne mund të jetë e parëndësishme.

Gratë janë shumë të afta për të bërë disa gjëra njëkohësisht, dhe nuk e kanë problem që të flasin me djemtë teksa po gatuajnë, po lyejnë thonjtë, po bëjnë make up-in. Prandaj kjo fjalë tingëllon si fyese në këndvështrimin e tyre.

“Nuk po më dëgjon”

 

DGJON.jpg

Djemtë e përceptojnë më mirë një informacion duke qëndruar të heshtur, shpesh duken si të pavëmendshëm, por në fakt po ju dëgjojnë me vëmendje.

Një vajzë është shumë shprehëse, e tregon shqetësimin e saj me anë të gjesteve dhe pasthirrmave, sipas bordo.al Djemtë shpesh nuk e kuptojnë një sjellje të tillë, madje ndonjëherë i mërzit kjo gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494