Për të kuptuar mendimin e një mashkulli rreth jush mos u mundoni ta pyesni në menyrë të drejtpërdrejtë ose të hamendesoni. Ju duhet vetëm të vini re qëndrimin e tij. Pavarësisht mendimeve të ndryshme për këtë temë, është i pamohueshëm fakti se gjestet fizike dhe qendrimi i dikujt shpreh shumë për qëllimet e vertëta të tij. Brightside ka sjellë nje koleksion fotosh me qëndrimet më të zakonshme të meshkujve të cilat shfaqin ndjenjat e tyre te verteta. Kjo është një mënyrë shumë e besueshme ku ju mund të mbështeteni për të kuptuar në qoftë se ai ndjen për ju më të vërtetë apo jo.
1. Ai prek flokët e tij butësisht.
Në këtë mënyrë, meshkujt përpiqen ti japin vetes siguri dhe besim në vetvete. Ky rregull vlen dhe për femrat duke qene se, pavarësisht gjinisë, kur shohim një person tërheqës reagojmë në mënyrë instiktive për tu dukur sa më interesantë.
2. Mban duart afër belit.
Në qoftë se një mashkull i mban duart e tij përgjatë belit, si për shembull në xhepa ose duke i vendosur në bel është duke treguar forcën e tij. E njëjta përshtypje transmetohet kur ai i mban këmbët e hapura larg njëra tjetrës kur është i ulur.
3. Zë sa hapësirë të jetë e mundur
Kur dy kafshë të gjinisë mashkullore janë duke luftuar për vëmendjen e femrës përdorin një teknikë që ka të bëjë me fryrjen e puplave ose gëzofit të tyre, në mënyrë që secili të duket sa më i madh i mundshëm. Pak a shumë e njëjta gjë vlen dhe në ditët e sotme kur meshkujt ‘fryhen në prani të një femre’
4. Ai merr një pozë të hapur
Gjatë situatave shoqërore në mënyrë të pavetëdijshme ne marrim një qëndrim të hapur perkundrejt personit që shfaqim interes. Bëni mirë t’i shikoni këmbet e tyre gjithashtu sepse zakonisht njerëzit sillen rrotull per tu perballur me njeriun që duan në dukje pa qëllim por është e dukshme kur kjo ndodh.
5. Ai është elokuent
Në qoftë se një mashkull flet më shumë ne praninë tuaj kjo është një shenjë që ai dëshiron t’ju lërë përshtypje.
6. Ai kopjon qëndrimin tuaj
Kur një mashkull merr një qëndrim të përafërt me ju, ai po përpiqet t’ju kuptojë dhe gjen të përbashkëta midis jush.
7.Shprehitë e tij perçojnë emocion.
Nëse një mashkull ju pëlqen shprehjet në fytyrën e tij do të jenë më miqësore. Shikimi i tij i përhumbur tek ju tregon se është tashmë i marrosur, ndërsa në qoftë se ai është nervoz dhe mund të skuqet./intv.al