Për të mirën tuaj e kemi!
Mesazhet kanë disa rregulla të pashkruara, të cilat duhet t’i njohësh, sidomos kur i dërgon mesazhe partnerit. Disa gjëra që ti bën, ka shumë mundësi ta acarojnë dhe ta mërzisin shpejt, me rezultat mos të të kthejë përgjigje dhe ti të qëndrosh me orë të tëra sipër telefonit, duke pritur një fjalë të tij.
Ja pra cilat janë zakonet e këqija, nga të cilat duhet të heqësh dorë.
I dërgon vazhdimisht mesazhe
Ky është një zakon të cilin duhet ta ndërpresësh sa më shpejt. Mos dërgo 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. Ky rregull është mirë të përdoret edhe në Viber apo Ëhatsapp.
I shkruan fjalët me gërma KAPITALE.
Një mesazh në formë shoqërore, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse ti përdor kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. Nuk po themi që mos i përdorësh asnjëherë, por jo gjithmonë.
E korrigjon
Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend.
Emoji, emoji, emoji
Të gjithë janë të entusiazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja të mbushësh çdo mesazh me zemra, figura etj. Meshkujt janë pak më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësohesh.
Flet me veten
Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë ose të mërzitur me njëri-tjetrin. Ti i dërgon një mesazh-monolog, por të jesh e sigurt që ai lexon që nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon…e shumë më pak kupton.
Mundohesh shumë
Nëse jeni ende në fazën e flirtit, mos u mundo ta surprizosh me mesazhe plot nënkuptime. Lëre të bëjë ai hapin e parë dhe përgjigjiu siç duhet. Me pak fjalë, ji vetvetja.