INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza mos “shkulni” flokët! Njihuni me 5 meshkujt që duhet t’i ndiqni me PATJETËR në INSTAGRAM [FOTO]

Vajza mos “shkulni” flokët! Njihuni me 5 meshkujt që duhet t’i ndiqni me PATJETËR në INSTAGRAM [FOTO]

Publikuar më: 20:43 05-04-2018

Nuk do rezistoni pa u dhënë “like”! Instagrami është kthyer padiskutim në rrjetin social të preferuar, por pavarësisht se mundohemi që listën e personave që ndjekim ta kemi më të vogël se ata që na ndjekin janë disa personazhe që na tundojnë dhe nuk mund të mos i ndjekim.

Ne të intv.al do ju paraqesim 5 modelët e Instagramit që duhet t’i ndiqni patjetër, femrat për të kënaqur sytë dhe meshkujt për të realizuar foto si ata.

Andrea Denver

denver.jpg

26 vjeçari italian, u bë më i njohur pasi u shfaq si "viktimë" në videoklipin e "Blank Space" të Taylor Swift. Ai u shfaq dhe në këngën e Jennifer Lopez “I Luh Ya Papi”. Emri i tij i vërtetë është Andrea Salerno, por ai zgjodhi Denver pasi është fans i madh i Denver Nuggets.

Brian H Whittaker

dyshi.jpg

Një yll Instagrami me rreth 904 mijë followers, njihet ndryshe edhe si i dashuri i këngëtares së famshme Zara Larsson. Lindi më 21 Gusht, 1999 në Birmingham, Angli. Ai u fut në modeling përmes një sugjerimi nga një model tjetër tek agjenti i tij.

Laith Hakeem

treshi.jpg

 

Laith një emër arab që ka kuptimin e luanit, i guximshëm e i fuqishëm, përshkruan shumë mirë artistin kanadian.U bë i njohur për videot e tij në YouTube, të cilat kanë grumbulluar më shumë se 220,000 shikime. Ai ka punuar si artist, aktor, piktor dhe producent në reklama televizive dhe në internet. Lindi në Toronto.

Matthew Noszka

katra.jpg

 

Modeli 25 vjeçar nga Pittsburghu, ka punuar me firma shumë të njohura si Tom Ford, Huggo Boss, Astrid and Anderson, Calvin Klein and Moncler. Ai është me origjinë polake, irlandeze dhe gjermane që e bën shumë tërheqës.

Tobias Reuter

pesa.jpg

 

I njohur për fizikën e tij muskulore, ai është veçanërisht i njohur për paraqitjet e tij në fushatat e shtypit. Lindi më 24 Shtator 1994 në Gjermani. E dashura e tij, Yara Sophe është gjithashtu një modele e njohur në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051