Së fundmi njoftimet në rrjetet sociale në mënyrë direkte apo indirekt, janë kthyer në modë nga VIP-at shqiptarë, por jo vetëm.
Seven Saraqi është një ndër reperët më të komentuar në vendin tonë, dy këngët e tij më të suksesshme, të cilat u kthyen edhe në hit, janë “Si me konë zezake” apo “Shtinja flakën”.
Gjithashtu reperi, për shkak të pamjes së tij, është edhe shumë i pëlqyer nga femrat, mjafton të futesh në profilin e tij në Instagram dhe mund ta vërtetosh shumë thjeshtë atë që thamë pak më parë.
Seven është komentuar shumë në media për jetën private e sidomos për ndarjen nga modelja Lorena Haliti.
Reperi duket se e ka lënë pas atë histori dhe ka nisur një lidhje të re me një vajzë bjonde.
Sipas "Prive" dyshja janë parë në Mitrovicë së fundmi dhe një foto të saj Seven e ka postuar edhe në Instastory.
"Nëse ajo nuk ka (të pasme) thuaji mos të më harxhojë kohën", shkruan reperi në foton ku shfaqet vajza në fjalë.