Ai është një ndër djemtë më të preferuar nga femrat të cilat nuk i pëlqejnë vetëm muzikën, por edhe paraqitjen. Edhe pse kurrë nuk flet për jetën e tij private, shpesh vihet në qendër të diskutimeve për lidhjet me femrat. Ledri aktualisht po shijon këngët e tij të publikuara së fundmi, bashkëpunimet me Lyrical Son dhe atë me Elvana Gjatën. Suksesi i tij përkthehet me një axhendë të mbushur me koncerte. Të fundit i mbajti në jugun e Shqipërisë, vend i cili edhe Ledrit i pëlqen shumë. I vendosur në njërin nga hotelet atje me pamje të mrekullueshme nga deti, reperi shfaqet në këtë foto i shtrirë, mbi të cilën shkruan: Kështu dua të zgjohem çdo ditë. /intv.al/