INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni vënë re këto 5 shenja, ai po ''çmendet'' pas jush!

Nëse keni vënë re këto 5 shenja, ai po ''çmendet'' pas jush!

Publikuar më: 22:47 31-10-2018

Në një marrëdhënie dashurie ekzistojnë gjithmonë uljet dhe ngritjet, ndaj ka momente shumë të lumtura, si dhe nuk mungojnë ato të debateve apo të heshtjes. Të gjitha këto momente i bëjnë mirë lidhjes, sepse edhe mosmarrëveshjet janë të domosdoshme për t’u përmirësuar, si dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Por si ta kuptojmë se ai është i duhuri dhe lë kokën për ne? “Cosmopolitan Italy” rendit 5 momentet që zbulojnë nëse i dashuri është vërtet i dashuruar dhe është i gatshëm të ndërtojë një histori të lumtur dashurie e afatgjatë.

Nuk e përdor asnjëherë fjalën “unë” por “ne”

Nuk është një detaj i parëndësishëm kur partneri flet për objektivat e së ardhmes në njëjës. Sepse kjo do të thotë se ai nuk të cilëson pjesë të saj dhe e konsideron historinë tuaj të dashurisë si diçka të momentit.

Të kërkon falje me sinqeritet

Nuk është asnjëherë e lehtë të pranosh se ke gabuar. Nëse partneri juaj merr guximin të kërkojë falje me zemër dhe shkel krenarinë, kjo nënkupton se ai po përpiqet shumë për lidhjen, madje po mundohet të të mbrojë nga gabimet e tij.

Kujdeset për ty, sidomos në rastet kur nuk je mirë

Partneri që të do realisht, qëndron me ty në të mirë dhe në të keq, duke luftuar së bashku me ty në betejat e jetës. Dhe mbi të gjithë, të bën të kuptosh se nuk je asnjëherë vetëm dhe mund të mbështetesh tek ai.

Je mendimi dhe zgjedhja e tij e parë

Edhe nëse një mik e fton në moment të fundit për të parë ndeshjen së bashku, kur ju keni bërë plane, ai nuk ka asnjë dyshim se zgjedhja e tij je ti dhe vetëm ti, sipas iconstyle. Dhe jo sepse të ka dhënë fjalën, por nuk ngopet duke kaluar kohë me ty.

Tregohet i kujdesshëm kur zgjedh fjalët gjatë debatit

Kjo është një ndër pikat më të rëndësishme. Në momentet që dashuria fshihet dhe vendin e ze inati, partneri mundohet të mos të të lëndoj me fjalët që zgjedh. Mos mendoni se është një shenjtor, vetëm nuk do të të bëj të ndihesh keq.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889