INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, njihuni me trendin e ri në Instagram të buzëve për festat e fundvitit, po “i çmend” të gjitha [FOTO]

Vajza, njihuni me trendin e ri në Instagram të buzëve për festat e fundvitit, po “i çmend” të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 19:08 28-12-2017

Prej disa ditësh kemi hyrë në atmosferën e festave të fundvitit dhe do të gënjenim nëse do thonim që vajzat s’kanë filluar të bëjnë ndryshime në look-un e tyre. Disa kanë ndryshuar modelin e flokëve, disa i kanë lyer, disa kanë bërë thonjtë me nuanca festive, por trendi më i ri në Instagram që po i çmend të gjithë, ka të bëjë me tatuazhet për buzët.
A

to thjesht vendosen dhe madje janë edhe më lehtë për t’i hequr dhe duket sikur sapo keni lënë sallonin e kozmetikës. Tatuazhet për buzë janë bërë hit i vërtetë në Instagram, sidomos në sezonin e festave kur duhet të dukeni të bukur. Ajo çfarë duhet të bëni është të vendosni një buzëkuq të vogël dhe pastaj vendosni tatuazhin tuaj në gojë për të pikturuar ato. Pastaj fshin letrën e tatuazhit dhe hiqni buzëkuqin.

Tani mund të vendosni tatuazhin tuaj, të cilin duhet ta mbani në buzë një minutë. Rezultati përfundimtar është fantastik, dhe shumë vajza po i bashkohen këtij trendi e po e ndajnë me ndjekësit në Instagram. 

collagetatoo.jpg

Po ju do e provonit?!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994