INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, nuk dini se çfarë të vishni? Kini parasysh këto 5 leksione mode nga Jona Spahiu [FOTO]

Vajza, nuk dini se çfarë të vishni? Kini parasysh këto 5 leksione mode nga Jona Spahiu [FOTO]

Publikuar më: 13:21 21-11-2018

Jona Spahiu është një ndër moderatoret më të ëmbla dhe mund ta konsiderojmë si prej femrave më me perspektivë të ekranit shqiptar. Ajo ka fituar simpatinë e publikut nga buzëqeshja e saj e çiltër dhe për pozitivitetin që përçon në ekran. Përpos të tjera, atë ke qejf ta shohësh teksa moderon për ta parë se çfarë ka veshur, pasi asnjëherë nuk gabon me zgjedhjet e saj. Në çdo dalje të saj televizive vishej me stil dhe në koherencë me tendencat e modës. Por edhe nëse ben një udhëtim të shkurtër në Instagramin e Jona Spahiu do të dalësh sërish në këtë konkluzion dhe për më tepër do të marrësh disa leksione mode dhe disa grimca frymëzimi se si të visheni. Në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani është dhënë një insert ku fliste pikërisht për 5 leksione mode që mund të mësojmë nga Jona Spahiu:

1. Kohët e fundit Jona Spahiu ka qenë një udhëzuese mode për të gjitha femrat që janë shtatzënë. Në këtë periudhë, ajo ka treguar se çfarë duhet të veshin ato dhe të duken bukur njëkohësisht: për shembull një fustan të gjatë të gjerë që fsheh barkun e rrumbullakosur.

jona_shtatzane.png

jona_shtatzaneee.png


2. Nëse po pyesni veten se cili trend është më IN këtë sezon, Jona na i ka dhënë përgjigjen: Printimet e kafshëve duke filluar nga leopard, zebër, gjarpër etj. Ajo e ka përqafuar këtë trend nëpërmjet një fustani me print leopardi të cilën e ka shoqëruar me një rrip në mes për të treguar dhe theksuar belin, duke na rikujtuar edhe njëherë tendencën e rripave edhe për këtë sezon.

jona.png

jona_leopard.png


3. E zeza nuk del kurrë nga moda sipas Jona Spahiu. Nëse bën një udhëtim në Instagramin e saj do të kuptosh që pikërisht kjo ngjyrë është edhe e preferuara e saj pasi shumica e veshjeve janë në ngjyrë të zezë. Duhet ta pranojmë që i shkojnë shumë dhe duket shumë elegante dhe me stil në të njëjtën kohë.

jona_black.png

jona_black_1.png

 


4. Gjithashtu Jona Spahiu na ka treguar që vijat janë trendi i preferuari i saj, jo vetem vijat klasike bardhë e zi apo dhe ato në stilin marinar, por edhe vijat shumë ngjyrëshe. Janë gjithmonë në tendencë pavarësisht stinës gjithashtu janë një ‘must-have’ në gardërobën femërore.

jona_vijatttt.png

jona_vijatt.png

jona_vijat.png

 


5.Një leksion të rëndësishëm dhe të pagabueshëm Jona na ka dhënë në lidhje me beretat, akseseorin që ka lindur në Francë. Sidomos që tani erdhi dhe stina e dimrit, ai është një aksesor që ju duhet ta keni me patjetër, për më tepër është shumë i kombinueshëm dhe ju do të dukeni gjithmonë shumë stylish.

jona_bereta.jpg

jona_bereta1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176