Kush do të mendonte se me afrimin e shpejtë të sezonit të dimrit, ne do të rikthenim pas modën e kadifesë. Këtë rikthim ne duhet t’ja atribuojmë asaj shprehjes së vjetër: “Që të dukesh e zgjuar është gjithmonë seksi”.
Cilado qoftë rikthimi i kësaj mode është një alternativë mjaft e këndshme ndaj xhinseve, duke e bërë esenciale në gardërobën tuaj të fundjavës. Por, mos e hiqni si alternativë edhe për ndonjë mbrëmje të këndshme: thjesht ndryshoni këpucët, me taka të larta, çantën tuaj të përditshme, me diçka më ekstravagante dhe shtoni disa vathë argjendi që të shkëlqeni në këtë veshje.