Ellen Fein dhe Sherrie Schneider janë bërë shumë të njohura për librin e tyre The Rules ( rregullat ). Shumë femra në gjithë botën kanë ndjekur këto rregulla dhe kanë dhënë mendime të shkëlqyera. Sot, kemi mbledhur pjesët më interesante për t'ju ndihmuar që ta mbani mashkullin tuaj të çmendur mbas jush.
1. Mos u përgjigjni menjëherë sa dëgjoni që ai po ju telefonon. Mund të jeni të zëna. Ku qëndron problemi këtu?
2. Kthejini përgjigje në mënyrë të përmbledhur.
3. Prisni të paktën disa orë përpara se ti ktheni përgjigje mesazhit të parë nga ai. Mesazhet e mëtejshme nuk duhet të jenë më shumë se 20 minuta në ditë.
4. Mos i ktheni përgjigje mesazheve të tilla si " cfarë do bësh për 5 minuta ? " Më mirë ti injoroni.
5. Lërini djemtë të hamendësojnë se çfarë po bëni, me kë jeni, ku jeni. Mos postoni çdo gjë në rrjetet sociale.
6. Mesazhet mbas orës 12 në 90% të rasteve janë taboo. Vajzat serioze janë gjithmonë në gjumë mbas mesnatës, edhe pse ndoshta nuk janë në të vërtetë.
7. Qëndro larg rrjeteve të tij sociale dhe shkruaj në profilin e tij sa më pak të jetë e mundur.
8. Shkruani me njëri-tjetrin jo më shumë se 20 minuta në ditë. Bëje që ai të dojë të të takojë në person.
9. Emojit janë të bukura më shoqet e tua, por me një mashkull tregojnë jo pjekuri.
10. Edhe pse do të jesh me të 24/7, mundohu të mos jesh shumë e lehtë. Meshkujt i duan sfidat./intv.al