INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza palestineze filmohet duke goditur ushtarët izraelitë. Gjykohet për sulm ndaj forcave ushtarake

Vajza palestineze filmohet duke goditur ushtarët izraelitë. Gjykohet për sulm ndaj forcave ushtarake

Publikuar më: 17:18 13-02-2018

Një 17-vjeçare palestineze, e cila u filmua duke goditur dy ushtarë izraelitë po përballet me një proces që po zhvillohet në gjykatën ushtarake, një rast ky që ka ndarë opinionin publik. Ahed Tamimi, 17 vjeç, akuzohet për 12 vepra penale, duke përfshirë sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe nxitjen ndaj dhunës. Ajo rrezikon të dënohet për një kohë të gjatë. Adoleshentja Ahed Tamimi u filmua më 15 dhjetor 2017 nga nëna e saj, Nariman, duke goditur me grushte dhe shkelma dy ushtarë që ndodheshin në rrugën parnë familjes së saj në Nabi Saleh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Incidenti u transmetua në faqen e Facebook të Nariman Tamimit dhe videoja e konfrontimit u bë virale.

vajza_dhe_ushtarket.jpeg

Ahed u arrestua në natë disa ditë pas publikimit të videos. Nëna e saj gjithashtu është akuzuar për nxitje të mediave sociale dhe për sulm ndaj ushtarëve. Edhe kushëriri i 17-vjeçares, Nour, i cili mori pjesë në incident, është akuzuar për sulmin. Rasti nxiti një shpërthim të pikëpamjeve thellësisht të kundërta mes izraelitëve dhe palestinezëve. Për palestinezët, Tamimi është një simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e konsiderojnë atë si një ngatërrestare të dhunshme që kërkon të bëhet e njohur.

vajza_palestineze_1.jpg

Vajza palestineze ka nisur që fëmijë aktivizimin e saj kundër pushtimit izraelit. Në moshën 11-vjeçare ajo është fotografuar ndërsa ngre dorën për të goditur me shuplakë një ushtar izraelit. Organizata Amnesty International ka kërkuar lirimin e Ahed Tamimit, duke e akuzuar Izraelin për trajtimin diskriminues të fëmijëve palestinezë.

me_grusht_policise.jpeg

Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Izraelit Naftali Bennett tha se Ahed dhe Nour Tamimi meritonin të "kalonin jetën e tyre në burg". Shumë izraelitë thonë se Ahed Tamimi ka kohë që është shfrytëzuar nga familja e saj, për të provokuar ushtarë izraelitë.

aktivistja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027329921722412