INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza para se të gjeni të duhurin, këta janë 7 llojet e meshkujve që do takoni

Vajza para se të gjeni të duhurin, këta janë 7 llojet e meshkujve që do takoni

Publikuar më: 11:45 27-02-2017

Në jetë një femër njihet me shumë tipa meshkujsh prej të cilëve kupton se me kë dhe pa kë mund të kalojë jetë.

Disa prej tyre sigurisht mund të kthehen në miq të mirë, disa të tjerë shkojnë në listën e atyre që nuk do të donin t'i shihnin kurrë. Ja disa prej tyre:

1. Me autoritet
Ky tip është më i madh në moshë dhe gjatë gjithë kohës tregohet shumë xhentil ndaj jush. Ai nuk ka problem me paratë, pra e ka të siguruar jetesën. Fuqia që ai ka, e bën atë më tërheqës. Në shumicën e rasteve, ju bën shumë për vete..

2. Karakteri imagjinar
Këtë karakter, ju keni shumë kohë që e keni krijuar në mendjen tuaj. Sapo njihni këtë person që ka disa karakteristika që përputhen me pritshmëritë tuaja, ju mahniteni. Direkt krijoni idenë se është mashkulli perfekt për ju. Në shumicën e rasteve do zhgënjeheni, prandaj tregoni kujdes.

3. Mashkulli punëtor
Ju e hasni atë kudo, në lokal, bibliotekë etj. Ky është shembulli i mashkullit që nuk e shmangni dot, pasi ndodhet në shumicën e vendeve që ju frekuentoni. Ndodh që të keni një eksperiencë me një tip të tillë.
4. I kundërti juaj
Ky me të vërtet është i kundërti juaj, në çdo drejtim. Nuk keni asgjë të përbashkët, por sërish tërhiqeni me njëri-tjetrin. Edhe vet mezi e besoni, që ky tip ju pëlqen, por ja që ky është realiteti.

5. Vëllai i mikut tuaj
Mund të ndodhë që miku juaj i ngushtë të ketë një vëlla simpatik. Në këtë rast, ju mundoheni të silleni sa më mirë, sepse jeni në një situatë ku në mes të kësaj bisede është miku juaj. Në këtë rast, vëllai i tij ose saj, e ka pak të vështirë t’ju ftoj për takim, por nëse vërtet e dëshiron këtë gjë, nuk e ka problem t’jua bëjë ftesën.

6. Don Zhuani
Ai është shumë seksi dhe është i vetëdijshëm për këtë. Iu dërgon mesazhe, ju merr ne telefon, planifikon takime të zjarrta, me një fjalë, është i aftë t’ju bëjë për vete në një kohë shumë të shkurtër. Megjithatë ka shumë femra nga pas (gjysmat e së cilave i ka njohur online) dhe ju jeni “viktima” më e fundit. Ju ushqeni egon e tij për një kohë të shkurtër, më pas kalojnë tek një tjetër dhe kthehen sërish tëk ju kur nuk kënaqen.

7. Flaka që nuk është shuar ende
Të gjithë e kemi një. Ai është tipi i mashkullit me të cilin e ndjenit se do të ishte i duhuri, por jo në momentin e duhur. Nëse nuk ndjeheni më të lënduara, jepini drejtim. Vetëm kujtohuni pse nuk jeni më bashkë në rradhë të parë, dhe nëse lëndoheni sërish do e kuptoni që ai nuk ishte i duhuri.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438