INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, para se të humbni virgjërinë, duhet të lexoni këtë!

Vajza, para se të humbni virgjërinë, duhet të lexoni këtë!

Publikuar më: 19:43 15-08-2017

Femrat me përvojë kanë vendosur të flasin dhe ju tregojnë disa te vërteta....

Është e vërtetë që nga përvoja e të tjerëve disa gjëra nuk mund të mësohen, mirëpo këto informacione me siguri do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kuptoni seksin, para se ta provoni atë lojë të ëmbël.

Mashkulli nuk e ka gjithmonë afshin më të lartë se ju.

Keni të drejtë të bëni seks me kë të doni dhe sa të doni. Rregullat harroni, vetëm që kini kujdes për mbrojtjen.

Seksi është më i bukur me personin të cilin e doni.

Femrat në seks duhet të kënaqen njësoj si edhe meshkujt.

Seksi i vërtetë dallon plotësisht nga filmat pornografikë.

Nuk do të jeni më e vlefshme nëse dikush dëshiron të bëjë seks me ju, por as më pak e vlefshme nëse e refuzoni.

Zbuloni çka ju përshtatet dhe kërkoni atë, sepse partneri juaj nuk e ka atë aftësi që t’jua lexojë mendimet.

Lirisht thoni “jo”, sepse nëse e kundërshtoni nuk do të thotë se jeni më pak seksi.

Baza e seksit të shkëlqyeshëm është të japësh dhe të marrësh njëkohësisht. 50 deri në 70 për qind e femrave përjeton orgazëm pa stimulim të klitorisit.

Në rend të parë, përcaktoni se si do të mbroheni nga shtatzënia e padëshirueshme dhe nga sëmundjet seksuale.

Seksi fantastik nuk do të thotë se është fjala për dashuri të madhe.

Është normale që të keni dyshime dhe frika që kanë të bëjnë me seksin, mu për këtë shkak edhe rekomandohet që të bisedoni lidhur me këtë gjë.

Seksi i mirë kërkon praktikë dhe përvojë, si çdo gjë në jetë.

Seksi mund të jetë shumë i pakëndshëm.

Nuk është e thënë që seksi të jetë më i mirë në moshën njëzetvjeçare, aq më tepër, mund të jetë më i mirë në moshën pesëdhjetë vjeçare. Eksperimentoni dhe argëtohuni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332