INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza  për të mirën tuaj e kemi! Mos e bëni KURRË këtë GABIM me flokët e lagura!

Vajza për të mirën tuaj e kemi! Mos e bëni KURRË këtë GABIM me flokët e lagura!

Publikuar më: 22:18 08-10-2018

Të gjithë e dimë tashmë se flokët e lagur janë delikatë dhe veprimet me to shpesh mund të çojnë në dëmtim të tyre. Por ka edhe një këshillë tjetër që duhet marrë në konsideratë dhe nuk duhet harruar.

Çfarëdo që bësh, flokët nuk duhen krehur ndërsa janë të lagur. Estetistët japin një arsye shumë të thjeshtë për këtë: kur floku është i lagur, është në gjendjen e tij më të dobët. Kjo do të thotë se është më i ndjeshëm ndaj thyerjes.

Nëse i kreh flokët të lagur, mundësia më e madhe është që të humbasësh flokë, edhe për faktin që krehri tërheq një sasi të konsiderueshme me vete, aq më tepër kur mbi të ushtron forcë. Përveç kësaj, duke i krehur flokët ende pa u tharë, dëmton çdo fije dhe ndikon gjithashtu që majat të dëmtohen. Koha më e mirë për krehjen e flokëve është kur ata të jenë plotësisht të thatë.

Por nëse e keni më nxitim, sugjerimi i vetëm në këto raste është të përdorësh një krehër me dhëmbëza të gjera që të mos ju irritojë skalpin dhe as të dëmtojë majat. Gjithashtu, sigurohu që krehjen e flokëve ta bësh në drejtimin e duhur dhe ngadalë.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006