INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza që goditi Ramën me vezë: “”Nuk jam penduar, do ta godisja prapë  [FOTO]

Vajza që goditi Ramën me vezë: “”Nuk jam penduar, do ta godisja prapë [FOTO]

Publikuar më: 10:48 14-05-2016

E mbani mend vajzën e cila goditi kryeministrin Edi Rama me vezë, disa muaj më parë gjatë një proteste. Emri i saj risillet në vëmëndje pas deklaratës që Liri Kuci ka bërë sot. Vajza nuk është penduar aspak për gjestin e saj, madje shprehet se është e gatshme ta bëjë sërish të njëjtin veprim.

“Do ta godisja sërish kryeministrin, që të mos jetë pasurimi i një grushti përtacësh qëllimi dhe fundi i shoqërisë sonë, e që arsimi të mos kthehej në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë. Nëse pata njëmijë arsye për ta qëlluar me një vezë, tash do të doja njëmijë vezë për ta goditur për secilën arsye!”, shkruan ajo në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945