Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar e duke qenë e tillë është një nga më të komentuarat. Kjo për faktin se bukuria dhe linjat e saj nuk mund të kalohen pa u vënë re, por shpesh herë është akuzuar se “është e bërë”. Që prej daljes së saj të parë ne ekran në “Xing me Ermalin” ajo ra në sy të publikut dhe tani ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Por tashmë Rasheli ka lënë emisionin e Ermalit për t’ju bashkuar “Procesit Sportiv”. Bukuroshja e ekranit na ka treguar me anë të Instagram-it se është supersticioze. Ajo ka postuar një fotografi në “Instastory” me varësen me syrin e kaltërt duke shkruar: ‘Plastë syri i keq’.
Epo, si vëmë faj!