INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza shqiptare akuzë ndaj të atit: Më ka dhunuar seksualisht për 10 vjet

Vajza shqiptare akuzë ndaj të atit: Më ka dhunuar seksualisht për 10 vjet

Publikuar më: 20:44 24-06-2016

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga një vajzë shqiptare e identifikuar me pseudonimin Xhesi. Ajo ka rrëfyer në gjykatë, se si babai i saj 45 vjeçar, ka abuzuar me të seksualisht për 10 vjet rresht. Vajza është shprehur para gjykatës se i ati e kërcënonte atë. “Babai më thoshte se do më vriste mamanë dhe motrën tim dhe pastaj do vriste vetën nëse unë i tregoja dikujt tjetër”, shprehet Xhesi. Prokurorja Serena Bizzarri kërkoi 21 vite burgim për babain shqiptar të Xhesit, të reduktuar në 14 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Babai 45-vjeçar, shqiptar, por rezident në Vallesina, ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën që kur ajo ishte 8-vjeçe, shkruajë sot mediat italiane. Ai ka konsumuar marrëdhënie seksuale fshehurazi më të bijën, pothuajse çdo ditë, kryesisht raporton “Corriere Adriatico”.

Por, tani ai akuzohet edhe nga një shoqe e Xhesit, se kur ajo ishte e mitur, gjatë një udhëtimi në plazh, 45-vjeçari shqiptar e ka ngacmuar seksualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434